fbpx
AktualitetLajme

Zvicerianët zbulojnë tre burime nën ujore në liqenin e Ohrit

 

–Një grup shkencëtarësh nga Zvicra në bshkëpunim me Institutin e Liqenit në Ohër pas tre vjet stdudimesh më së fundi kanë arritur të zbulojnë një fenomen të rrallë .Në liqenin e Ohrit një nga më të vjetrit në botë me një moshë mesatre 4 milion vjeçare janë zbuluar tre burime nën ujore në thellësinë prej 167m .Tre burimet janë dy burime në pjesën e liqenit në teritorin shqiptar dhe njëri burim në pjesën maqedonase .Sipas drejtorit të Institutitë të liqenit në Ohër Zoran Spirkovski i cili ka dalë para gazetarve ka deklaruar se këto tre burime të zbuluara nga një kompani shkencëtarësh dhe studjuesish nga Zvicra ka konstatuar se tre burimet nën ujore të sapo zbuluara kanë madhësinë sa një fushë futbolli secila dhe janë zbuluar në thellësinë 167 m (thellësia maksimale është e këtij liqeni është 298 m).Por e veçanta e këtyre burimeve nën ujore është sepsë secila prej tyre ka një prurje prej 60 m3 ujë në sekondë .Ndërkohë që burimet e Biljanës sjellin në këtë liqen 5 m3 në sekondë burimet e Shën Naumit 6 m3 në sekondë dhe ato të Tushemishtit 6 m3 ujë në sekondë të cilat derdhen në këtë liqen .Sipas drejtorit Zoran Spirkovski tashmë është faza e studimit të këtyre burimeve nënë ujore e cila do të realizohet në një kohë të ardhme pas analizave të ujit të liqenit që do të merret nga këto burime nën ujore .Kështu pas përcaktimit të moshës së liqenit e cila u realizua nga shkencëtarë francezë dhe zvicerianë para disa muajsh ku rezultonte me një moshë 4 milion vjeçare tashëm u zbulluan edhe burimet nën ujore që ka liqeni në tabanin e tij .

Kështu liqeni i Ohrit me një sipërfaqe prej 358 km2 me një gjatësi prej 30km dhe gjërësi 14,5 km me 88 km breg liqenor me tejdukshërinë e ujit deri në 18 i cili e ndërron ujin e tij një herë në 60 vjet në një lartësi 595 m mbi nivelin e detit ku rriten mbi 40 specie të rralla midis tyre korani i famshëm është bërë objekt i shumë shkencëtrve sotëm për vetë karakteristikat e veçanta që ai ka si nga mosha dhe karakteristikat krejt specifike .

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button