Zhvillimi i femijes gjate vitit te dyte te jetes dhe crregullimi i spektrit te autizmit.
Zhvillimi i femijes gjate vitit te dyte te jetes dhe crregullimi i spektrit te autizmit.
Kjo periudhe karakterizohet nga nje vrull zhvillimi ne te gjitha fushat. Kjo eshte mosha kur femija ka arrire zhvillimin motor, cka i lejon qasjen e pavarur ndaj objekteve, eksplorimin e tyre, njohjen e funksioneve dhe referimin ne nje mjedis te plote fizik, ku objektet ekzistojne edhe kur nuk jane ne fushen e shikimit (femija kerkon me kembengulje objektin e fshehur). Njohja e ambjentit fizik, pavaresia motore e bejne femijen te kushtoje vemendje JO vetem ndaj objekteve, por ndaj sjelljeve dhe veprimeve te tjetrit ( imitimi i veprimeve paralel me tjetrin apo pasi femija ka pare veprimin). Prania e fjaleve, e fjaleve – fjali dhe perdorimi i tyre per te komunikuar jane “qershia mbi torte” ne kete faze.
A duhet te shqetesohen prinderit kur nuk shohin kete vrull zhvillimi?
Mungesa e ketij vrulli apo pamjaftueshmeria e aftesive te femijes ne kete periudhe, jane nje “kembane alarmi” qe zhvillimi i femijes nuk po ecen ne trajta natyrale dhe spontane. Vezhgoni sjelljet dhe aftesite e femijes te tilla si:
– Nderveprimin qe femija mban me tjetrin.
– Tolerancen ndaj frustrimeve qe i shkaktohet kur i jepen komanda te thjeshta apo kerkesa.
– Kembenguljen per te arrire diçka
– Pranine dhe aftesine e femijes per te mesuar duke vezhguar te tjeret.
– Aftesine per te marre, dhene dhe ndare vemendje.
– Pranine e vokaleve, tingujve dhe fjaleve
Nje sy vezhgues mbi frekuencen e ketyre aftesive, pamjaftushmerine apo mungesen e tyre do te ndihmonte prinderit dhe sidomos prinderit e rinje, per te drejtuar shqetesimet e tyre ndaj zhvillimit te femijes ne kete periudhe.
Ledion LUFO