fbpx
KurioziteteLajme

Zbulohet mashtrimi i madh me produktet e detit, ja si shitet mish derri në vend të peshkut

Zbulohet mashtrimi i madh me produktet e detit, ja si shitet mish derri në vend të peshkut

Nga një studim i kryer nga Guardian Seascap, më shumë se 9,000 mostra ushqimesh deti nga restorante, shitës peshqish dhe supermarkete në më shumë se 30 vende të botës, ka zbuluar se 36% e tyre kishin etiketa mashtruese.

Kjo do të thotë se një peshk i lirë shitej si një peshk i shtrenjtë, ndërsa në produktet e konservuara, shpësh herë ndërrohej mishi. Ky mashtrim u zbulua pas marrjes së AND-së së ushqimeve, ku shopesh dilte edhe si mish derri dhe shitej si mish peshku, shkruan The Guardian.

Në më shumë 40% e peshqve të marrë nga studimi, kishin etiketa të rreme, të cilat shpërndaheshin në shumë vende të botës. Britania e Madhe dhe Kanadaja kishin normat më të larta të etiketimeve të gabuara në atë studim, me 55%, ndjekur nga SH.B.A. me 38%.

Në Gjermani, 48% e mostrave të testuara që pretendonin të ishin fiston mbret ishin në të vërtetë fiston japoneze, një produkt më pak i lakmuar. Nga 130 fileto peshkaqenësh të blera nga tregjet italiane të peshkut dhe prodhuesit e peshkut, studiuesit gjetën një normë 45% të etiketimeve të gabuara, me specie më të lira. Edhe mostra të tjerë provuan se nuk ishin tërësisht nga speciet ujore , si karkalecët e shitur në Singapor që shpesh gjendeshin në to përmbajtje me mish derri dhe jo një gjurmë karkalecësh.

Edhe në Kinë, 153 produkte fileto peshku u testuan dhe u zbulua një normë alarmante keqinterpretimi prej të paktën 58%”, duke përfshirë disa zëvendësime produktesh nga familja vde kjeprurëse e peshkut të butë.

Mashtrimi i peshkut ka qenë prej kohësh një problem i njohur në të gjithë botën për shkak se prodhimet e detit janë ndër mallrat më të tregtuara ndërkombëtarisht të ushqimit./korrieri.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button