fbpx
BotaLajme

Vrau bashkëshortin, papagalli nxjerr ‘zbuluar’ fajtoren, merret vendimi

Martin Duram u vra në shtëpinë e tij në SHBA në maj 2015, pasi u qëllua pesë herë me një pistorletë kalibër 22. Guaja e tij Glenna u gjet bashkë me të, e gjallë po e plagosur me një plumb arme zjarri, për çka prokurorët thanë më vonë se ishte një tentativë e dështuar vetëvrasjeje.

Fqinji i tyre ishte shqetësuar që nuk dëgjonte më nga çifti që jetonin bashkë prej 11 vitesh, teksa dëshmonte në gjykatë duke thënë se fliste gati përditë me ta.Rreshter Gary Wilson, i cili kontrolloi pulsin e Glenna-s, tha në gjykatë se kur ai e preku gruaja hapi sytë dhe lëvizi trupin, duke i thënë: “Çfarë po bën?”

Rrjedhimisht ai kishte hyrë në shtëpi ku kishte gjetur dy trupat në dyshemenë e dhomës së gjumit, fillimisht duke besuar se ishin të dy të vdekur, para se të vinin autoritetet deh të zbulonin se Glenna ende merrte frymë.

Ndërsa ish-gruaja e Martin Duram, Christina Keller, thotë se pas vrasjes papagalli i cciftit Bud, përsëriste fjalët “Mos qëllo, mos qëllo!” në një ton të ngjashëm me atë të viktimës Martin Duram. Fillimisht komentet e Bud të përdorura nga prokuroria si provë, nuk u morën parasysh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button