AktualitetLajme
Vijon kaosi në aeroportin e Rinasit, anullohen fluturimet e paradites
Asnjë lajm i mirë nuk ka ardhur nga aeroporti i Rinasit. TIA ka njoftuar mëngjesin e sotëm se janë anuluar fluturimet e parashikuara paraditen e sotme, ndërsa ka mbetur “mister” për fluturimet e pasdites.
Një ditë më parë, kontrollatorët e Rinasit bojkotuan punën, ku kërkojnë rritje rroge. 25 prej tyre ndodhen në polici, pasi janë kallëzuar penalisht.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre.