fbpx
AktualitetLajme

Thesari i kulturës shqiptare në duart e Maqedonasve

 

Në Shkup ndodhet një nga biblotekat më e madhe e Maqedonisë “ Bibloteka Popullore Shën Klementi I Ohrit “.Por e veçanat e kësaj bibloteke është sepse këtu ndodhen mijra dokumenta me vlerë për shqipëtarët që nuk gjenden as në Tiranë dhe as në Prishtinë ka thënë historiani shqiptar në Maqedoni Skënder Hasani .

Profesor Skënder Hasani ka thënë se janë 39 pavione në këtë biblotekë dhe nuk ka asnjë të punësuar shqiptar as drejtues dhe as punonjës vetëm një grua shqiptare punon në një nga këto pavione .Historiani Skënder Hasani thekson se ka 20 vjet rresht që hulumton në këtë biblotekë dhe ka parë që këtu ka thesare për kulturën kombëtare shqiptare .Prof Hasani thotë që ka fonde të rëndësishme që nuk vihen në shërbim të kulturës shqiptare .Ai thekson se këto libra nuk m`i kanë vënë në dispozicion në preteksin se ky fond librash është special dhë është vetëm për akademikët maqedonas .Ata nuk ja u venë në dispozicion studjuesve shqiptarë pasi atje ka fakte dhe grafika të ndryshme dhe realitete historike të shqiptarve që atyre nuk ju pëlqejnë .

Por, thotë prof Hasani ka edhe një problem tjetër akoma më tragjik pasi librat e vjetër shumë të vyer për kulturën shqiptre që ndodhen vetëm në këtë biblotekë po largohen nga bibloteka kryesore dhe po çohen në disa depo të futura nëpër arka dhe librat janë në gjëndie të mjerueshme .E gjithë kjo vjen se nga gjithë ai personel gjigand që ndodhet në këtë biblotekë me 39 pavione punon vetëm një grua shqiptare .Madje mungesa e shqiptarve në këtë biblotekë është padyshim një pengesë serioze pasi maqedonasit të sorollatin me lloj lloj justifikimesh .

Por skandalet me kulturën shqiptare atje nuk kanë të sosur .

Drejtoria e Monumenteve të Kulturës ka nxjerrw 130 volume që kushtohen trashëgiminsë kulturore dhe historike në Maqedoni ,publikime shkencore në të cilat përfshihen qëndra arkiologjike ,kisha ,manastire ,xhami dhe pasuri natyrore .Këto 130 volume do të jenë në anglisht ,maqedonisht ,gjermanisht ,frëngjisht ,rusisht ,turqisht dhe sërbisht .Vetëm në gjuhën shqipe nuk do të ketë asnjë botim .Madje në hartimin e këtyre tekseve është edhe një shqiptar prof Behixhudin Shehapi I cili po shkruan librin për teqenë “ Arabati “ të Tetovës të cilit I është kërkuar që librin ta dorzojë për shtyp në gjuhën maqedonase .

Tirazhi i parë me 130 tituj do të botohet në vitin 2012 .

I pyetur , Drejtori I Monumenteve të kulturës në Maqedoni që është ideatori I kësaj kolone që do të botohet na tha se :Nuk ka fonde për mometin për botime në gjuhën shqipe por në ta ardhmen pse jo mund të botohen edhe në gjuhën shqipe .

Një gjë është e sigurtë se botimi I këtyre librave nuk do të promovojë thesarin multi etnik për kulturën shqiptare në maqedoni ashtu siç është premtuar edhe në Marrveshjen e Ohrit …!

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button