KurioziteteLajme
Të shtënat me armë zjarri në Divjakë, u qëllua afër shtëpisë së ish-policit (EMRI)
Të shtënat me armë zjarri në Divjakë, u qëllua afër shtëpisë së ish-policit (EMRI)
Pasditen e sotme rreth orës 18:50 në fshatin Ferras të Divjakës një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, autori ka qëlluar në afërsi të banesës së P. Beqirajt.
Beqiraj është një ish-polic, pasi deri disa muaj më parë ka qenë gardian në burgun e Fierit, ndërsa nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën që ai ka patur.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit.