fbpx
AktualitetLajme

Tanket amerikane zbarkojnë në Durrës, 8 mijë trupa pjesë e “Defender Europe 2021”

Zbarkojne ne Shqiperi trupat amerikane qe do te marrin pjese ne stervitjen e NATO-s. Anija me forca dhe tanke ndaloi në portin e Durrësit, të cilët do të jenë pjesë e stërvitjes së madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2021”.

Një pjesë e trupave që marrin pjesë në stërvitjen ndërkombëtare do të pozicionohen në portin e Durrësit, ndërsa pjesa e mbetur e trupave do të vendosen në baza të tjera të Forcave të Armatosura në vendin tonë.

Stërvitja ndërkombëtare “Defender Europe 2021” do të zhvillohet përgjatë një muaji e gjysëm (në maj deri në mes të qershorit) dhe do të shtrihet thuajse në të gjitha bazat tokësore, detare apo ajrore të Shqipërisë, nga veriu në jug.

Grupi i punës i Forcave të Armatosura dhe përfaqësuesit ushtarakë amerikanë që kanë ardhur disa herë në vendin tonë kanë zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe vizita njohëse në të gjitha këto baza, ku është parashikuar të zhvillohet stërvitja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button