fbpx
KurioziteteLajme

Skaneri zbulon 250 kg hashash brenda trailerit me perime

Skaneri zbulon 250 kg hashash brenda trailerit me perime
Rreth katër ditë më parë, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, në Han të Hotit është ndaluar një shofer, drejtues i një traileri, me origjinë malazeze.

Sipas  Top Channel ky shtetas ka hyrë në Shqipëri rreth datës 8 mars dhe është ngarkuar me fruta e perime (lakër) në Fier. Pasi ka kryer ngarkimin e perimeve është nisur drejt Malit të Zi.

Burime bëjnë me dije se ky trailer nuk është ndaluar në doganë, por më pas është ndaluar në terminal ku dhe bëhet kontrolli i kamionëve dhe trailerave.

Pas kontrolleve të kryera, brenda në trailer janë gjendur 250 kg lëndë narkotike, hashash. Mësohet se sasia e lëndës narkotike është zbuluar nga skaneri.
Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me këtë ngjarje, por Andi Bora mëson se hetimet janë kryer nga Prokuroria dhe policia e Shkodrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button