fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Shqipëria ka nevojë për gjak! Shumica janë dhurime familjare, s’ka vullnetarë

Shqipëria ka nevojë për gjak! Shumica janë dhurime familjare, s’ka vullnetarë

Shqipëria dhuron pak gjak. Vetëm në 3 muajt e parë të 2022 bilanci u mbyll me 6 mijë dhurime, që bazuar në statistikat e qëndrës kombëtare të transfuzionit, përbën një shifër jo te lartë, pasi kërkesat janë të mëdha dhe të vazhdueshme.
  MIRELA SPAHIU

QENDRA KOMBETARE E TRANSFUZIONIT
  “Fëmijët talasemikë janë rreth 600 dhe kanë shumë nevojë për gjak. Mesatarishtmarrin 2 qese çdo 10 ditë. Familajrët e tyre nuk dhurojnë dot. Gjaku që marrim nga vullnetarët shkon për fëmijët talasemikë”.

 Sa i përket kategorizimit, dhurimet familjare mbajnë peshën kryesore ndërsa ato vullnetare mbeten ende në shkallë të ulët ndërgjegjësimi.

 “Ne bazohemi te dhurimet familjare e vullnetare. Dhurimet familjare janë më tepër sepse sipas skedës kirurgjikale që ekziston për spitalin nuk hyn asnjë pacient në operacion pa dhuruar gjak një pjesëtar i familjes. Këtë vit janë rreth 1070 dhurime vullnetare dhe 4500 familjare
 Nevojat për gjak janë të larta, veçanërisht për fëmijët talasemikë në të gjithë vendin si dhe traumat e renda.
Specialistët bëjnë apel për dhurime vullnetare të gjakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button