fbpx
AktualitetLajmeMaqedonia

Shifra dhe fakte: Sa shqiptarë ka Maqedonia?

 

Para pak ditësh qeveria bëri një njoftim zyrtar se do të ketë një regjistrim të ri të popullsisë në Maqedoninë e Veriut .Pas votimit të ligjit të gjuhës shqipe mes tensionit në Maqedoni forca të ndryshme politike maqedonase dhe faktori ndërkombëtar kanë kërkuar që të dinë të vërtetën se sa shqiptarë jetojnë realisht në Maqedoni .

.

Një miku im profesor në Universitetin e Strugës më tha se ky regjistrim I popullsisë në Maqedoni do t`i nxjerri maqedonasit me “ këpucë të kuqe ‘

Por para disa muajsh Deno Doncev sekretari I përgjithshëm i VMRO –DPMNE ka bërë një dekralatë bombë para medjave maqedonase mbi nacionalistët ekstremë maqedonas , ai ka deklaruar se një pjesë e analistëve në Maqedoni theksojnë se numuri I shqiptarve shkon në mbi 47 %të popullatës në Maqedoni kjo deklaratë vjen një kohë kur propogandohet se në Maqedoni nuk ka më shumë se 18% shqipatarë ..Jo pa qëllim bëhen këto deklarata në këtë moment pasi kjo ka një prapavijë politke edhe ka si qëllim që sipas Marrveshjes së Ohrit shqiptarët gëzojnë statusin shtetformues kur janë mbi 20% të popullatës fitojnë të drejta specifike .

Kështu dhe ekstremistët maqedonas mos realizimin e marrveshjes së Ohrit e lidhin me këtë fakt ata ulin përqindjen e popullsisë nën 20 % …

Natyrshëm lind pyetja cilat janë manipulimet dhe anomalitë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut që kanë manipuluar shifrat e vërteta të numurit të shqiptarve atje ..

.

Së pari më absurdja është se nëse nuk je një vit rrjesht në Maqedoni nuk ke të drejtë të regjistrohesh ,kur dihet sipas vetë statistikave zyrtare shtetërore se 1/3 e shqipatrve që jetojnë në Maqedoni janë në emigracion .

Së dyti regjistrimi i popullsisë është zhvilluar gjithmon në tetor nuk është i përshtatëshëm pasi të gjithë emigrantët janë jashtë shtetit dhe ata kthehen në muajtë e verës dhe regjistrimi duhet të kryhet gjatë verës madje jo t ë vazhdojë 15 ditë sa është caktuar por të paktën 1 muaj .

Po le të sjellim disa argumenta me shifra konkrete rreth argumentit të numurit të vërtetë të shqiptarve që jetojnë në Maqedoni .

Nëse shkon në Veleshtë nga 1700 shtëpi që ka fshati 700 janë të mbyllura me kyç pasi janë në emigracion ,në Radushë nga 3000 banorë 1500 janë në emigracion ,po kështu në qytetin e Strugës ku shqipatrët janë shumicë gati 70 % mbi 35 % e shqipatrve që banojnë në qytetin e Strugës janë në emigracion apo në rajonin e Pollogut që janë mbi 50 % e shtëpive të mbyllura pasi janë në emigracion

Por le të marrim statistikat zyrtare të vetë entit shtetëror maqedonas .Gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë lindur 22945 foshnja prej të cilave nga nënat shqipatre janë 57,5 % nga totali I lindjeve .

Po, ashtu duke iu referuar statistikave zyrtare maqedonase gjatë vitit të kaluar në Maqedoni kanë vdekur 19060 persona prej të cilëve 14032 janë maqedonas dhe 3023 janë shqipatrë dhe pjesa tjetër romë e turçelinj .Pra në Maqedoni, maqedonasit vdesin më shumë dhe lindin më pak !

Po le të vazhdojmë analizën tonë me vetë statistikën zyrtre të entit shtetëror .

Në Maqedoni në shkollën fillore të totalit të gjithë nxënsve mbi 45% prej tyre janë shqipatrë dhe po tek kjo statistikë thuhet që kjo përqindje e nxënësve shqipatrë vazhdon prej 30 vjet rrjesht .Le të qëndrojmë brenda kësaj logjike të vetë shifrave zyrtre të statistikës shtetërore maqedonase del se fëmijët shqiptarë që para 30 vjetësh kanë qënë nga mosha 7 deri në 15 vjet tani janë 40 -45 vjeç ,për rrjedhojë gjatë vitit 2022 në Maqedoni janë më shumë se 45% shqipatarë .

Çdo lojë që mundohet që maqedonasit mundohet të manipulojnë me shifrat për pëqindjen e shqiptarve në Maqedoni është një bllof .

Kështu , është një shpenzim i kotë I 15 -16 milion euro që do të shpenzohen për regjistrimin e popullatës vetëm me statistikën e lindjeve dhe atë të vdekjeve dhe sa janë në emigracion dhe gjithçka ëshë e përcaktuar dhe manipulimi nuk ka asnjë bazë pasi shifrat janë kokëforte

Ndërkohë që regjistrimin e kaluar të popullsisë janë 460 mijë shqipatrë që kanë ngelur pa u regjistruar .

Në Maqedoninë e Veriut së shpejti u zhvillua regjistrimi popullsisë prandaj kujdes shqiptarë të Maqedonisë ruajuni nga manipulimet e mësipërme që mund tju bëjnë maqedonasit . Faktoheni të vërtetën se sa jeni realisht për të qënë aty dinjitozë me të gjitha të drejtat që ju takojnë një nacionaliteti shtet formues e jo një pakicë kombëtare sic duan tju quajnë nacionalistë e tërbuar maqedonas të cilët kanë mbushur muret me parrulla antishqiptare nga më të shëmtuarat që padyshim është një turp për ata që pretendojnë të shkojnë në Europë , Bullgaria ju ka vënë një barierë të fortë nuk I njeh fare …

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button