
Gazetari Dritan Shakohoxha tha në një intervistë për Euroneës Albania se trajneri i Kombëtares nuk duhet vetëm për Instagram. Ai duhet të motivojë ekipin, gjë që sipas tij, Reja nuk e realizon me sukses.
“I mungon shpirti skuadrës, është e vërtetë, në këto çaste jo për faj të futbollistëve. Po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe ekipi përfaqësues në këto vite. Që nga periudha e De Biasit, po ta vini re është shuar dëshira dhe pasioni te skuadra jonë përfaqësuese. Nuk kanë atë zjarrin që kanë pasur,” – tha gazetari.
Shakohoxha propozoi që trajneri i Kombëtares duhet të jetë shqiptar.
“Çdo gjë është zhvilluar, gjërat nuk mund të jenë njësoj si në vitin 2000 edhe në 2023. Është shuar shpirti i skuadrës sepse në dy rastet e fundit dy trajnerët nuk i ka shkarkuar Federata Kombëtare e Futbollit, por i ka shkarkuar publiku. Besoj dhe shpresoj se do të kemi një trajner shqiptar,” – u shpreh ai.