
Banorët kanë nisur ankesat për Luizin duke thënë se ai po ha gjithë ushqimin e tyre. Luizi nisi ta bënte këtë që mbrëmjen e djeshme pasi Tea e futi në buxhet pa dëshirën e tij.
Luizi duket i vendosur t’iu mbarojë gjithë ushqimin banorëve. Teksa ata ishin mbledhur jashtë, ai nuk ndalonte së ngrëni.
Përfshirja e Luizit në buxhetin e javës, i ka ndarë banorët e shtëpisë në dy grupime.
Disa prej tyre debatuan me Tean, e cila u caktua për ndarjen e buxhetit, për faktin që pse ajo nuk e diskutoi këtë gjë me banorët.
Tea tha se arsyeja pse e përfshiu Luizin në buxhet, ishte sepse ai merr ushqimet e tyre gjatë javës.
Diona ishte njëra prej banoreve që reagoi ashpër ndaj Teas, duke thënë se ajo e nxiti këtë debat dhe se Luizi sipas saj, është thjeshtë pasoja.