fbpx
AktualitetEkonomiKurioziteteLajme

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë/ Balluku: Puna rinis shumë shpejt, po negociohet sigurimi i kredisë për dy lote

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë/ Balluku: Puna rinis shumë shpejt, po negociohet sigurimi i kredisë për dy lote

Puna për ndërtimin e rrugës Qukës – Qafë-Plloçë do të rinisë shumë shpejt.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se tashmë është siguruar financimi për lotin e tretë të rrugës nga Fondi Saudit, ndërsa po negociohet me Bankën Islamike edhe për sigurimin e kredisë për dy lote të tjera.

“Kemi rinisur aplikimin për kredinë për lotin e parë dhe të dytë. Loti i tretë e ka tashmë financimin të siguruar përmes kredisë me Fondin Saudit. Puna do të nisë menjëherë. Ndërkohë, për lotin e parë dhe të dytë jemi në negociatë të hapur me Bankën Islamike dhe besoj se do të mbyllet shumë shpejt”, deklaroi ministrja nga Korça.

Sipas Ballukut, Qukës – Qafë-Plloçë është një aks shumë i rëndësishëm.

“Në ditët e fundit kemi folur për të gjithë rivitalizimin që kërkojmë ti bëjmë transportit multimodal, jo vetëm atij rrugor, por edhe përmes hekurudhave, për të rivitalizuar një ëndërr të vjetër, atë të Korridorit të 8-të, që Korça është pjesë aktive”, tha ajo.

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë është pjesë e Korridorit VIII. Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit pasi bashkon Korçën me Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj. /a.a/r.e/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button