fbpx
AktualitetBotaLajme

“Rrëmbime e dhunë…” Daily Mail zbulon çfarë ndodh në ‘shtëpitë e barit’: Gangsterët shqiptarë kontrollojnë…

“Tik Tok” është kthyer në lidhjen e shqiptarëve për të lëvizur drejt vendeve të BE. Së fundmi Daily mail ka publikuar një artikull ku tregon se si shqiptarët përveçse i përdorin këto rrjete për të gjetur mënyra se si të ikin në Britani.

Por duket se nuk janë mjaftuar me kaq, pasi në artikullin e publikuar nga media britanike tregohet se si ata publikojnë video në rrjete social ku promovojnë dhunë brutale, si edhe rrëmbime.

“Pamjet e tmerrshme të TikTok të zbuluara nga Mail tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime, burgime të rreme dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të rrahura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë për të vepruar si një paralajmërim i ashpër për atë që ndodh me ata që përpiqen t’i kalojnë ato”, shkruan media britanike.

Më tej theksohet se kriminologët kanë theksuar se bandat drejtonin fushatën e përgjakshme të mediave sociale të orkestruar me kujdes për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

Ndërsa në fotot e publikuara bëhen të ditur edhe emrat e shqiptarëve, bëhet fjalë për 28-vjeçarin Redjon Murati, Glen Xhaferri 26-vjeç dhe Anis Plaku 29-vjeç., ku thuhet se u burgosën muajin e kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button