fbpx
LajmePolitika

Rama mburret me arritjet: Kush i solli vaksinat? Dhëndrri që la dasmorët 1 orë të presin?

Rama mburret me arritjet: Kush i solli vaksinat? Dhëndrri që la dasmorët 1 orë të presin? Avioni ushtarak turk nuk ulej dot në pistën tonë sepse…
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në këtë ditë të parë zyrtare të fushatës elektorale, tha se ka ai apo PS kanë të meta, por më shumë kanë të mira ndryshe nga kundërshtarët e tij politikë.
Mandatin e tretë e kërkoi jo për vete, por për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë, duke thënë se PS u krijua vetëm për të bërë punë të mkira dhe vepra të mëdha.
Rama: Ne respektojmë ligjin e rregullat. Ne nuk u themi njerëzve që mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë. Pa diskutim që unë nuk jam i rënë nga qielli, për shumë unë kam më shumë të meta se ç’kam, për shumë të tjerë kam më shumë të mira se ç’kam. Por një gjë është e sigurtë unë nuk jam këtu për vete, po për emrin tim, për trashëgiminë më të rëndësishme që një baba u lë fëmijëve të vet, kujtimin. Për të nderuar të gjithë ata që para meje, qofshin të një gjaku si familje apo si shqiptarë, kanë bërë të njëjtën gjë, sepse kanë besuar në të njëjtën gjë. Më falni, por më të mirë se nuk ka. Duhet t’u mjaftojnë ato që kanë kaluar dhe përjetuar në të shkuarën. Shans tjetër për të njëtën mungesë karakteri në sjellje, lideship, vendime të një skuadre që ça thotë sot, harron nesër, jo nuk ka më. Ne jemi e vetmja e mirë sado e vogël. PS më 25 prill do të fitojë shumicën e votave. Ne sëbashku do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se sa kemi bërë gjatë këtyre viteve, sepse ne dimë të vetëkorrigjohemi, nuk jemi ëngjëj, nuk jemi këtu për të treguar sesa lart jemi, por jemi shqiptarë që qysh kur u krijua PS kemi pas të parën Shqipërinë. Paçi vetëm netë të bardha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button