fbpx
AktualitetLajme

Pusht (arët)

 

Kryeministri ka kuptuar një gjë të paktën se ka një takëm të paftësh dhe dallkaukësh që ai I mban në kurriz qeveria e tij falë asaj terse partie që kanë marrë .Duke medituar një ditë në një kafe me një shokun tim të fëmijërisë po bënim pak thashetheme për një sërë personazhesh që I njihnim direkt në qytetin tonë apo në qytetit tjetër fqinjë …Të cilët kanë qënë nxënës mbetës me një shkollë të mbaruar natën apo me një diplomë të blerë …

Dikur hanit tërhan në mëngjes dhe kos në darkë dhe ndonjë fasule pa mish në drekë . Të veshur me stof dhe dok nga kombinatit tekstileve në Berat dhe bicikleta kineze .

Ndërsa sot falë karrikes ku kanë hipur me atë tesër partie të “bekuar “ shtroheni nëpër restorante duke ngrënë kufoma gingji dhe gjysmën e drekës ja hedhni qenit.

Derën e shtëpisë dikur në lagjen tonë e mbanit pa dryn se brenda s’kishte asgjë cfar tju vidhnin . Nje tavolinë dymijelekshe dhe dy divanë …Tani ju keni instaluar kamera brenda e jashtë shtëpisë pamjet e të cilave i ndiqni me celular nga Amerika apo Tajlanda apo Karaibet ku keni shkuar për të bërë qef me familjen apo të shumtin e rasteve me të dashurat të cilave shpesh h erë ju ngatërroni orën e takimit .

Përveç fotografisë së pasaportës, ju s’kishte fotografi tjetër . Sot ju bëni selfie nga vëndet më ekzotikë të botës .Dikur udhëtonit gjithë ditën me tren nga Pogradeci në Tiranë për gati 8 orë sot udhëtoni me makinat nga më luksozet ..Madje keni nga dy tre të tilla ,ndonjëri prej jush ka qënë drejtor ndërmarrje apo në ndonjë dikaster udhëtonte me Polska Fiat që I digjej kuarnicioni testatës sapo fillonte të ngjitëte Krrabën …

Ndërsa sot fakir fukarenjtë rendin për të gjetur ushqim duke kryer lloj, lloj punësh të rëndomta ATA rendni ne parkun e liqenit të tretëni ushqimin . Janë kthyer në barkderra shkoni për t`u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe heqni dhjamin me shiringa.

Dikur ju lëviznit nëpër shtëpi të ngushta por që ju dukshin të mëdhaja sepse s’kishte orendi që t`I mbushnit .Tani keni shtëpi e vila të superkompletuara në Itali, Francë, Austri apo Dhërmi ,Gjiri Lalëzit ,Vlorë apo Pogradec

Ju dikur mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me vështirësi e frikë. Tani dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.

Ju, kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos u përplasur me njëri tjetrin . Megjithatë, ju nuk ankoheshit atëhere nga korenti, atëhere thoshim shyqyr që korentin e kemi, korenti është drita që na vjen nga hidrocentrali I partisë . Tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Dikur ishin ca zhulsa që laheshit me një sapun “15 lekësh “ Skampa “ të prodhuar në Elbasan , vetëm një herë në muaj me dy tuba çeliku të futur te njëritjetri që e kishit bërë fshehtas në ndërmarrje dhe e quanit skaldabanjë që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani laheni, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u dojë qefi juj duke pirë edhe shampanjë në vaskë me të dashurat tuaja .

Ja shikoje këtë bosin s’i thoje dot gjysëm fjale dikur se direkt të spiunonte tek oficer I sigurimit të shtetit . Sa veta ka marrë më qafë kjo mostër për një fjalë goje se nuk ka djathë apo vezë, në darkë të vinte gazi I degës dhe të futëte në shtëpinë pa qira dhe më pas të nxirrje mineral në Spac të Mirditës Se përveç spiunllëkut dhe servilizmit ju s’dini të bëni asgjë.

Vetëm t’ja përmendje pluralizmin politik, juve të fusnit në burg. Tani na jepni leksione përvjellëse pluralizmi dhe qytetarie , pikërisht JU .

Oh , sa për të qesheshur na vjen kur ju dikur psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj merrnit me tallona racionin e vezëve dhe mishin .

Tani ju bën shoping nëpër supermarketet me prestigjoze të Europës ku gjen edhe qumësht dallandyshe …

Disa njerëz kanë bukurinë ,disa zgjuarsinë ,disa fatin ,disa dashurinë disa energjinë ndërsa JU keni vetëm paratë e vjedhura nëpër tendera dhe abuzime me karriken që dini ta shtërgoni fort pas vetes për ta mjelë atë sikur të jetë një lopë …

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button