fbpx
AktualitetLajme

“ Për atdheun shitem shtepi, harxhuan pasuritë ,këta po e vjedhin dhe shesin atdheun për t`u pasuruar vetë”

Në Manastir para pak ditësh takova një burrë të moshuar .Është Pandi Qiriazi , pinjoll I familjes patriote që u shkriu gjithë pasuritë e tyre në Manastir duke ngritur shtypshkronjën ku shtypeshin abetaret dhe libra shkollore shqip dhe shumë material të tjera në shërbim të cështjes kombëtare .Gjatë ditëve të Kongresit të Manastirit në hotelin e Qirjazëve në Manastir qëndruan delegatët e Kongresit …Me sytë rrafsh me lot më thotë : – C`bëhet andej nga Shqipëria … Dëgjojmë lajme të këqia …-Ne, për Atdheun tonë Shqipërinë shitëm shtëpi harxhuam të gjitha pasuritë për cështjen kombëtare ndërsa këta politikanët e sotëm po shesin Atdheun për t`u pasuruar vetë …Cfar nuk dëgjojmë …

Paret e vjedhura shpenzohen në mënyra nga më të ndryshmet … Për të bërë qef nëpër lokale, hotele, plazhe, shkuma party, apo për të bërë spektakle mburravecësh nëpër dasmë … duke larguar sa më tepër punën dhe afruar qefin, për ta mbushur Shqipërinë jo me puntorë dhe zanatçinj , por me qeflinj të dhjamosur të rehatuar që I fitojnë partë duke abuzuar me pushtetin me tendera apo koncesione .Kjo lloj paraje pa djersë ka një destinacion të caktuar …Po t,i hedhish një sy raportit Statistikor Europian sheh se në Shqipëri harxhohen më shumë para për aktivitete iligale për prostitucion , dhe drogë dhe shumë më pak për ilace !

Askush nuk e ka të lehtë të fitojë para pa djersë me tendera dhe abuzime me pushtetin Që nga ata lypsat e vegjël që të ngatërrohen cdo ditë nëpër këmbë , ai puntori I ndershëm që e nxjerr paranë me gjak majë skelave dhjetra kate të larta duke rrezikuar jetën , që nga ai që rrezikon me biznesin e tij deri tek ai krimineli në emër të këtyre parave të fëlliquara merr jetë njerzish ..Si mund të fitosh miliona euro me abuzime ! Kjo para pa djersë përdoret edhe për abuzime seksuale dhe qefe të shfrenuara dhe orgji nëpër shtetet fqinjë … Janë ata që çunin apo gocën me paratë vjedhura I cojnë nëpër shkollat më të shtrenjta nëpër botë , ata nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo ndonjë meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut, puna që e kryejnë më së miri është ndihmesa e pakursyer që japin për t’i përhapur Shqipërisë namin e vendit të hajdutëve budallenjve me brirë. Për rezultate shkollore as që flitet, nga shkollat kthehen ashtu sic kanë shkuar që Shqipërisë i shtojnë rradhët e ushtrisë së mediokrëve .

Nëse me paret e vjedhura çuni dhe goca ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin një biznes, ata imitojnë babin : Nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose dhe më zi, futen në politikë, duke sjellë pasoja katastrofike duke u ulur në parlament .

Ky takëm zengjinësh blejnë , makina dhjetra mijra euro që i ngasin me 150 në orë në mes të qytetit, vrasin edhe polica rrugorë .

Në Shqipërinë e sotme ku sasia më e madhe e pareve në qarkullim është ajo nga vjedhja e pares publike , nuk të gjen asnjë e keqe, nuk ka asnjë rrezik. Paren publike të vjedhur nga babi kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë .

Tek ne veset kthehen në modë dhe meritë dhe të gjithë garojnë të bëhen të tillë, shpenzimi i pareve të vjedhura është diçka pa pasoja imediate, diçka që aty për aty nuk vihet re.

Epidemia e qefit me paret e vjedhuar ka plasur keq në mes të kësaj varfërie dhe taksash që lulëzojnë cdo ditë nga qeveria duke I rjepur lëkurën popullit .Janë taksa të gabuara që ve qeveria në një kohë të gabuar …

Falë pareve të vjedhura , Shqipëria po mbushet me drogaxhinj, qeflinj, parazitë, të sëmurë depresivë , burgaxhinj .

Nuk e dimë se në cfar letargjie kemi rënë .Të vishen sytë nga zhgënjimet dhe nuk dimë se cfar mallkimi patëm nga kjo klasë politike në këto dekada postkomuniste ..Nuk po heqim dot as pluhurin as dhe baltën .Ngelëm të përulur dhe të heshtur para botës në terr në muzg ..Atdheu ynë të kanë marrë peng këta kusarë që nuk duan Vetingun dhe Europën dhe japim mënd Amerikës .Kemi mbetur një popull I heshtur dhe I përulur nga kjo klasë politike mediokre që vetëm një punë di të bëjë mirë atë të zhvatjes të popullit të tyre fukara .Atdheu ynë ke mbetur pengu I politikanëve medikër dhe hajdutë …

Bardhyl Berberi

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button