
Banorët kanë bërë shumë gjëra sot. Pasi biseduan për marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve ku secili ka dhënë mendimin e tyre, Vellai i Madh vuri në provë respektin reciprok.
Djemtë hodhën short duke zgjedhur goglat që secili prej tyre të kishte emrin e një vajze të shtëpisë për ta imituar.
Tenori vishet si Tea, Eni si Diola, Kristi si Olta dhe filluan të inskenojnë para vajzave si sillet secila prej tyre.
Nga Prime i djeshëm ku u skualifikua Kejvina dhe Arbana u kërkoi me ngulm që situata duhet të ndryshojë, duket se për momentin diçka ka ndryshuar.
Olta u shpreh ditën e sotme se nuk e shtyn dot më dhe nuk do kthehet në shtëpi edhe sikur biletën ta ketë vajtje ardhje.