fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Nga Aleko Polo/ “Sherr” shoferësh shqiptarë

“Sherr” shoferësh shqiptarë😝

Besoj ju kujtohet nje film shqiptar i realizuar nja 40-50 vjet para, ku tregonte nje shofer me emrin Besnik dhe nje kengetare me emrin Valbona, qe bridhnin lart e poshte neper rruget e atdheut me nje kamion, me sa mbaj mend nga ata tipat “saurel”! Ne qofte se nuk ju kujtohet, po ju jap me poshte edhe nje detaj tjeter nga filmi.

“Freno Besnik” ulëriti Valbona, kur pa diçka ne mes te rruges! “Ate po bej” tha Besniku duke frenuar, pikerisht ne çastin kur po behej gati “t’i fuste durët” Valbones, shprehje klasike kjo qe perdorej dikur, ne te tilla raste. Jam i sigurte qe tani e kujtuat filmin!😜

Kjo skene filmi mu kujtua dje pasdite, teksa kthehesha nga Durresi, me Nikun dhe Torin. Megjithese ishim me makinen time, ne timon ishte Niku, tek vendi pasagjerit ishte ulur Tori, ndersa une isha shtriqur tek sedilja prapa, duke u mare me celularin.

“Freno Niku” ulëriti edhe Tori njelloj si Valbona e filmit, kur sapo kishim hyre ne rruget e Tiranes, por ishte teper vone! Megjithe frenimin e forte te Nikut, makina rreshkiti para dhe goditi nje tip furgoni te vogel, i cili frenoi papritur “gozhde” para nesh. Na u perplasen pak kokat neper sedilje e neper xhama, por pa zarar, sepse shpejtesia e makines ate çast ishte e vogel, fale zallamahise qe behet ne hyrje te Tiranes.

Nga furgoni, i cili mbante logon e nje kompanie te madhe prodhimi, pronarin e se ciles e kam shume mik, zbriti nje zullap i madh tullac, me barkun qe i varej si kacek dhe me cigare ne buze. Hodhi nje veshtrim gjithe inat aty ku ishin perplasur makinat dhe ju drejtua ashpër me ca fjale Nikut, i cili gjithashtu eshte “çakmak” dhe ju kthye zullapit akoma më ashpër😡

Niku me zullapin u “kacafyten” disa sekonda, sigurisht me fjale, “jo po e kishe fajin ti e jo po frenove keq ti”, ca muhabete kot shoferësh te xhindosur, nderkohe qe edhe dëmi qe pesuan makinat, ishte i vogel. Nderhyra une per ti qetesuar. I thashe zullapit te telefononte policine, te benim procedurat qe behen ne te tilla raste, pasi makina ime kishte dy lloj siguracionesh. Meqe zullapi vazhdonte akoma gerr-merr, ju ktheva rëndë “shko kris by….atehere, se na çave trapin, ne po ikim!” Zullapi i hutuar shtangu😲

Sugurisht qe nuk ika, por i telefonova mikut tim, pronarit te kompanise, makinen e se ciles perdorte zullapi. Miku im eshte njeri me shume humor dhe batuta, u shkri se qeshuri me epitetin “zullapi” dhe me tha mos t’ja ngacmoja zullapin, qe ne fakt quhej Cuku, se ai ishte çuni me i mire i Babrruse dhe e kishte shoferin me te mire te kompanise. Gjithashtu miku pronar, si “demshperblim per zhurmen” qe shkaktoi Cuku, mori persiper riparimim e demeve per te dy makinat😄

Dikush nga kompania i telefonoi edhe Cukut dhe ai u largua disa metra me tej, qe mos ta degjonim ne. Pas pak sekondash u kthye me buzet vesh me vesh dhe mu drejtua mua, “na fal o shefo se u nxitova pak”! Une nuk ju pergjigja, por Niku prape vazhdoi, “ku t’le gjithe ky bark ty me nxitu, mor kokviç”. Nejse, situata u qetesua dhe Cuku i zgjati nje cigare Nikut, si shenje pajtimi😄
——————————————————————
O shoferë grindavecë, nga Babrruja, nga Kuçova e nga gjithe katunet e Shqiperise, mos beni sherr e mos u grricni kot, kur ju ndodhin te tilla aksidente me makine, jane gjëra te zakonshme! Prandaj pagohen siguracionet detyruese dhe jo detyruese, per te mbrojtur e riparuar automjetin e tjetrit dhe tuajin, ne te tilla raste!

Qe te mos ndodhin aksidente, mesoni te ngisni mire makinen, te respektoni distancen e te frenoni siç duhet, ashtu si Besniku i Valbones, jo si Cuku nga Babrruja dhe si Niku, nga “Ali Demi”😜

a.p. dhjetor 2022

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button