fbpx
Bota

Në prag të zgjedhjeve plasin protestat në Holandë, qytetarët kundërshtojnë masat antiCovid

Qindra protestues janë mbledhë në Hagë, kundër masave kufizuese anti Covid. Mediat bëjnë me dije se për të shpërndarë turmën e protestuesve policia në Holandë ka përdorur topa uji dhe shkopinj gome.

Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.

Autoritetet ndaluan shërbimin e trenave në Hagë, për të parandaluar arritjen e më shumë protestuesve. Policia paralajmëroi protestuesit se nëse nuk shpërndahen, ata do të ndërhyjnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button