Lajme
Në nder të heroit Arjan Sala, hapet një pus uji në Indonezi (VIDEO)

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit I cili humbi jetën në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë.
“Projekt bamirësie” është cilësuar nga grupi i vullnetarëve i quajtur “Më kthe buzëqeshjen”.
Ka qenë vëllai I Arjanit, Edmond Sala ai I cili ka publikuar videon në Facebook.
“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait, Heroi vëllait, HERO HERO , vjen darka ti më mungon shumë, do më mungosh shumë”, – shkruan ai.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e sotëm, pasi zjarri u shua.