fbpx
AktualitetLajme

Ne jemi popull që mitizojmë njerëz pa asnjë vlerë

 

Populli i vetëdijësuar e kupton shkëlqyeshëm se ideatorët e së mirës dhe të drejtësisë përgatitet t`i godasi me votë . Janë me pikatore njerzit e ndërgjegjëshëm dhe të mirë . Njerëzit e jashtëzakonshëm dhe të virtytshëm e dashurojnë me pasion qenien njeri. Ata flasin ndryshe dhe nuk i shesin idetë me para. Gjithmonë punojnë duke përdorur logjikën e shëndoshë dhe nuk dëshirojnë të mbyllen në kullat e fildishta për të shpikur e fryer fantazma që njerëzimi të ndihej i pasigurt.Realisht ka dy mynyra për të bërë karrierë ose prej afatësisë tënde ose prej paftësisë së dikujt që ty të jep një karrike të madhe . Popull thotë : Urtësia nuk qëndron në shkatërrimin e idhujve por në moskrijimin atyre që nuk e meritojnë

Rrugëtimi i një njeriu të virtytshëm nis që në në bërthamën familjare i rrethuar me njerëz të veçantë, inteligjent dhe patriot me vizione perëndimore. Djali i një familjeje të dalluar brez pas brezi si luftëtar për liri patriotizëm ,sojliu i një familjeje patriote, ravijëzon tipare të kodeve me të shenjta . Tek njerëzit e tillë, shoqëria projekton besim, ndaj krijohet një mekanizëm për njohjen e veprimtarive që zhvillojnë ata. Kështu që ngadalë dhe sigurt, lind një figurë e pëlqyer që askush nuk mund t’ia zbeh shkëlqimin. Këta figura kaq joshëse shndërrohen në mite. Odisea e ngritjes së mitit dhe përbaltjes së tij lind në çastin kur ai vërtet ka lindur dhe nis e rritet nga populli pa akte zyrtare, pa bujë , pa fishekzjarre, pa pjesmarrje kolltukaxhinjsh groteskë . Paskëtaj fillon varrosja dhe zhvarrosja nga delenxhinjtë , nga ata që nuk rreshtnin duke shkeluri dinjitetin, forcën kolosale, guximin e të mitizuarit, edhe pse nuk arrijnë ta prekin aureolën mbrojtëse . Të mitizuarit, piedestalin ia japin pikërisht ata që duan ta zhbëjnë figurën e tij.

I mitizuari, qoftë i gjallë apo i vdekur flenë pranë prirësve dhe gjigandëve që gjithmonë patën kohë të mbartin pastërtinë ideologjike nga një brez në tjetrin

I mitizuari nuk shkel mbi ndërgjegjen e tij nuk shkel mbi interesat e kombit , nuk e shet detin dhe pasurinë kombëtare dhe nuk trembet nga turma e çoroditur as nga pushtetarët e korruptuar dhe ushtëria e të paaftëve dhe e delenxhinjëve të politikës

Miti i lindur nuk i duron mbretërit absolut që krekosen brenda një grupi të madh partiak për interesa vetiake, nuk i duron as ata që pjellin një histori sipas qejfeve të veta dhe ata që degradojnë historinë e të tjerëve, nuk duron ata që vjedhin djersën e popullit . Duam apo nuk duam ne, shkëlqimi i mitit mund të vijë vetëm nga një ngjarje e bujshme që shënon kthesë të madhe historike drejt një rruge të drejtë paqësore dhe drejt unitetit njerëzor që ka interesa të përbashkëta për të jetuar.

Mendime antilogjike dalin si kërpudhat pas rrebeshit, në çastin kur lind një mit i gjallë. Smirëzinjtë shqyejnë veten nga inati. Ata dalin me pamfleta të ashpra denigruese dhe futen në stilin grotesk. Mistifikimet e tyre nuk i shërbejnë askujt. Unë nuk e kuptoj përse nuk dijnë të heshtin . Ky soj që vetëshpallen liderë , a thuase ka frikë nga historia nacionale dhe nga dinjiteti kombëtar nga burrat e rrallë që ka nxjerrë ky komb dhe e kanë udhëhequr nëpër shekuj .

Iluzionet e sherrxhinjve bëjnë përpjekje të shkatërrojnë kuptimshmërinë e të qenurit njeri i drejtë, njeri i sakrificave të mëdha, pasi që ata vetë, nuk kanë këllqe për të bërë punë profetike në interes të kombit.

Oratoria e lindësit përsëdyti është: njih dhe ruaj vlerat e kombit që të njohish dha ta ruajsh vetveten.

Bëmat e trimave mbrojnë kauzat në interes të popullit, kurrë nuk e zhbëjnë ardhmërinë. I mitizuari rikthen shkëlqimin e humbur. Ai nuhat të keqen që mund të rikthehet nga mbeturinat e politikës në kohën e kolerës së kuqe, ku e jetonin jetën vetëm kukullat e sistemit, kurse të tjerët vetëm merrnin frymë dhe nëse gjenin guximin të bëheshin të gjallë, përfundonin në qeli.

Në periudhën kohore kur lind një mit, bëhen transformime të mëdha në shoqëri. Sa më shumë heronj dhe mite, aq më shumë vetëdije historike do të kemi brenda nesh.

Legjenda thotë se, kur armiqtë natën vonë dëshiruan ta sulmojnë Romën, ushtarët e përgjumur i zgjuan sorrat. Shtrohet pyetja a duhet të shpallen heronj luftëtarët apo sorrat që me zërin e tyre i zgjuan ushtarët. Mendoj se zëri që zgjon të fjeturit e rrezikuar, është zëri i një heroi. Absurdi është se ne kemi arritur në këto prag zgjedhjesh që shumë njerëz të mërzitur me progresin mendojnë se është faji I tyre e jo I politikanëve .Shumë fatkeqësi në botë janë krijuar nga njerzit që duan të jenë të rëndësishëm edhe pse nuk kanë asnjë vlerë . Dëgjon që të gjithë në këtë fushatë flasin në erë duke ngritur thashethemet e zakonëshme në mitologji . Kanë filluar të dalin në skenë thasët me para . Politikani I famshëm italian Betino Kraksi ka thënë : Paratë për politikanët e dobët janë si armët në luftë …

Varrmihësit e miteve që pandehin se janë gjithëtëditur, nëpërkëmbin interesat kombëtare. Ata realisht bëhen diskreditues të vetes së tyre . Në kohën kur objekt sulmesh bëhen të vdekurit dhe të gjallët dinjitozë që duhet të zënë vend të rëndësishëm në shoqëri, para se të shkruajnë ata farë“ gjithëtëditur” le të përpiqen të mendojnë sepse arsyeja ka epërsinë mbi cinizmin. Një fjalë e urtë thotë “Retë mund të zenë përkohësisht diellin por vetëm për pak caste sepse ai shpërthen më pas sjell shkëlqimin e tij …Në shoqërinë e sotme të diturit nga të paditurit dallojnë si të gjallët nga të vdekurit … Remarku thoshte ;Një poet , nje shkrimtar apo gazetar është shumë më i mëncur dhe I zoti se një politikan apo pushtetar . Ne asnjëherë nuk vemë në kandar se si e kanë arritur këta politikanë këtë pasuri marramëndase dhe me cfar mjete janë ngjitur në majë . O popull , përfaqësuesit e këqinj zgjidhen nga njerzit e mirë që nuk shkojnë të votojnë …dhe nëse nuk voton pranoje mbi kokë për katër vjet atë që ka fituar edhe pse ti nuk ke votuar .Prandaj këtyre demagodëve që kanë krijuar mite të rreme zhvishjauni idetë e vogla nga fjalët e mëdhaja …

Bardhyl Berberi

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button