AktualitetLajme
“Ndal! Hape krahun”! VIDEO-Bllokohet makina me mijëra euro dhe drogë në Tepelenë

Tepelenë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transporter 3”.
Me drogë dhe një shumë të madhe eurosh në automjet, arrestohen në flagrancë drejtuesi dhe 2 pasagjerët, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike.
Sekuestrohen 18 520 euro, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë e ftohtë (thikë), 8 aparate celulare dhe automjeti.