fbpx
AktualitetLajme

Meditim  mbi dy fortesat  që hëngrën   9 ,5  milion  dollar  a ja vlente të ruheshin  !

 

Një jetë të tërë jemi rritur dhe kemi bërë plazh përbri këtyre dy relikeve të luftës . Arkitektura ushtarake   e fortifikimeve të periudhës Luftës italo – greke, janë nga nga më të rrallat  .Pogradecit në hyrje të tij I ka rënë në hise që të këtë këto dy fortes atë rralla që I kanë mbijetuar trecerek shekulli por rruga e re që do të hapej e vuri në rrezik ekzistencën e tyre

Dy Bunkerët apo sic njihen nga pogradecarët fortesa e parë dhe fortesa e dytë  janë të ndërtuar  ndërtuar në pikën më të ngushtë të rrugës që që kalon anash liqenit të Pogradecit, rreth 1 km nga hyrja në qytet. Në njërin krah ngrihen shkëmbinj të rrëpirtë rreth 20 m, ndërsa në krahun tjetër është bunkeri, gjysma e të cilit bie brenda në liqen. Praktikisht eshte çelesi i hyrjes në qytet.

Pushtuesit I kanë ndërtuar dy fortesat  ( bunker )  që  makinat  që vinin  nga gjithë Shqipëria qëndrore dhe veriore, nuk kishte asnjë mundësi tjetër kalimi, po të mos kalonte përmes ngushticës së atij bunkeri

Bunkerët  janë   katror , me hyrjen me hark të cekët në krahun nga rruga. Në dy anët e tjera, ai ka frengji që kontrollojnë rrugën. Nga krahu Perëndimor ka dy frëngji dhe nga krahu Lindor një frëngji. Nga ana e katërt, ajo qe sheh nga liqeni, nuk ka asnjë frëngji.

Shpërndarja e frëngjive të bën të mendosh se pritshmëria më e madhe e rrezikut ishte nga ana e rrugës që vinte nga Tirana, pra bunkeri mbronte hyrjen për në qytetin e Pogradecit. Planimetria e brendshme paraqet një korridor gjatësor me nga dy ambjente në të dy krahët.. Ambjenti i katërt, ai pa frengji, duhej të kishte funksion si dhomë shërbimi, qëndrimi, municionesh, etj.

Materiali i ndërtimit është beton i derdhur,  dhe në sipërfaqe nuk shihen gjurme rrjeti metalik strukturor.

Në të dy krahet e  fortesave , duken disa shenja predhash të shpërthyera në sipërfaqe të tij, gjë që çon në përfundimin se bunkeri e ka kaluar provat e zjarrit me artileri të rëndë . Duhet theksuar se vërtet  dy fortesat janë ndërtuar në luftën e parë botërore  por edhe gjatë luftës së dytë botërore janë përdorur si nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë … Rolin e relikeve ato e fituan pas clirimit kur dolën jashtë funksionit

Përfundimisht dy fortesat bunker shpëtuan dhe  është bërë devijimi I rrugës buzë liqenit  dhe po gërmohet kalja e qytetit dhe më pas  u ndërtohen tunelet hyrëse vetëm për të shpëtuar këto dy relike të cilat do të hanë një shifër marramëndëse …prej 9 , 5 milion dollar  për 950 m rrugë .A ja vlen kjo kosto kaq e madhe  për dy relike të luftës së parë botërore  . Nuk  vlen thotë dikush që punon aty po ata “ mjeshtrat “ që duan të hanë  vetëm me këto sajesa dhe rrugë mbi rrugë mund të nxjerrin  para të pandershme nga taksapaguesit shqiptarë   …Një shprehje popullore thotë  na vajtën më shumë navigjet se sa djali …

Si qytetar pogradecar  ka gjëra të tjera që duhet të ruheshin dhe secilit prej nesh që jemi rritur në këtë qytet na dhembin .Duhej ruajtur kinemaja e vjetër e qytetit , për ne që jemi rritur me atë kinema ka qënë një konstitucion shpirtëror në diktaturë ka qënë e vetmja dritare  ku ne argëtoheshim dhe edukoheshim me filmat që shfaqeshin atje  ,u prish kinemaja dhe pogradeci një qytet prej gati 60 mijë banorë nuk ka kinema edhe sot .U shkatërrua turizmi I vjetër sic njihet nga pogradecarët tek ai turizëm buzë liqenin mes jargavanëve të shumtë dhe luleve dekorative  lunate cdo mbrëmje një orkestër famoze e vëllëzërve Darova që njiheshin si Bitëllsat e Shqipërisë  dhe mbi të gjitha  poshtë atyre jargavanëve duke pirë kafenë  rrinte dhe shkruante poezi mjeshtri I lirikave Lasgush Poradeci  dhe Mitrush Kuteli … Këto fortesa përvec se na kujtojnë luftën dhe  vend takimin kur ishim të vegjël thoshim ; Ku do të lahemi sot  në liqen tek fortesa e parë apo e dytë …vetëm kaq pasi ne shqiptarët jemi të ngopur me bunker diktatori na” mbolli “nëpër Shqipëri rreth 900 mijë bunker kështu që nuk kishim ndonjë dalldisje për t`i ruajtur nese nuk do të kishim të tjerë pasi me bunker jemi të ngopur dhe cdo kush që ka patur prona pasi I ka marrë tokat ka mërrë dhe bunker në  hisen e pronës .. Ky ishte një meditim  duke parë këto relike të luftës që gëlltitën plot 9,5 milion lekë . Mu kjutua një miku im që I thoshte vëllait në emogracion : -Vella I mora tokat tona me certificate pronësie porn a kanë rënë në hise edhe 5 bunkerë !

Bardhyl Berberi

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button