fbpx
Lajme

Me 74 vota kundër, PS rrëzon projektrezolutën e propozuar nga PD për çmimet

Me 74 vota kundër, PS rrëzon projektrezolutën e propozuar nga PD për çmimet

Partia Socialiste ka rrëzuar projektrezolutën e propozuar nga Partia Demokratike për çmimet.
Mësohet se projektrezoluta e propozuar nga opozita në Kuvend u rrëzua me 74 vota kundër, ndërkohë që pro saj votuan 27 deputetë.
Pr/rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike përmbante 10 pika, ndërsa në prezantimin qe i beri Enkelejd Alibeaj tha se çmimet për produktet e shportës duhet të ulen me 6% ndërsa kërkoi heqjen e taksës së qarkullimit. Alibeaj u shpreh se duhet eliminuar taksa Rama për karburantet. Ai kërkoi raportim nga institucioni i Autoritetit të Konkurrencës në lidhje me masat e marra për krizën në vend.

Pikat e pr/rezolutës se PD

 1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;

2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;
3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë./m.j

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button