fbpx
LajmeShow-Biz

Luizi ngriti dolli për doktorin në BBV, Sali Berisha bën komentin epik nga një studio televizive

Luiz Ejlli, artisti që merr pjesë në realityshow Big Brother Albania VIP 2, dhe ka shprehur hapur simpatinë e tij për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Gjatë një darke me banorët Luizi tha të ngremë një dolli për Sali Berishën, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve.

I ftuar në një intervistë televizive, Berisha falenderoi Luizin për dollinë që ngriti për të. Berisha e quajti këngëtarin e njohur si kampion të showbiz-it i cili në kohë rekord shtoi fansat e tij.

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon.

Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz-it. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button