fbpx
AktualitetLajme

Liliputët që hedhin baltë mbi emblema e kulturës kombëtare

Po ndiqja një emision në një television dhe aty u sulmua I madhi Kadare .Më pëlqeu ndërhyrja e avokat Ngjelës I cili sulmoj ashpër me të drejtë personin që anatemoj Kadarenë duke sjellë argumentat e tija për Kadarenë si kulmin e kulturës sonë kombëtare …Befas duke ndjekur sulmusin e Kadaresë pas emisionit po meditoja me veten time … “Si s’u bëmë një here të hajrit ne shqiptarët ?!” Kush na drejton ne ?

Po kush do bëjë këtë ? Ne jemi katandisur në brezin cinik, tallës e pa sistem vlerash. Tallemi me të kaluaren dhe me të ardhmen. Me personalitetet që e merrnin shumë më seriozisht se ne sot vendin tonë. Ne sulmojmë me heroin tonë kombëtar Skëndërbeun , të tjertë nuk kanë një simbol real dhe e krojojnë vetë sic është rasti Robin Hudit …Kritikojmë Kadarenë një emblem e kulturës shqiptare që na ka bërë krenar kudo në botë me veprën e tij dhe aq më tepër breza të tërë janë rritur dhe edukuar me veprat e tija …

Natyrshëm lind pyetja pse shpesh herë dalin ca capaculë që hedhin baltë mbi figura të ndritura të kombit tonë …Sepse këtë takëm kundërshtarësh ATA e kanë e kanë lënë në hije ju kanë zënë diellin , kjo që shan figurat qëndrore të kombit tonë Kadarenë apo Agollin është një armatë mediokrish ,liliputësh që ju hidhen si karkalecë pa asnjë argument …Kadareja dhe Agolli janë bërë sundues me letërsinë e tyre …

Le të ndalemi tek sulmi I ditëve të fundit ndaj Kadaresë .Po kush e urren Kadarenë këtë gjeni të shekullit tonë ….Atë e urren Sërbia e urrejnë shërbimet e fsheta të saj e urrejnë komunistët shqiptarë ish sigurimsat e shtetit njerëz të paguar nga agjenturat e huaja .

Kadareja është përplasur me sërbët për mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar në mbështetje të Kosovës .Këto qarqe të errta mendojnë se nuk duhet të ketë të ketë elitë në letërsinë shqipe , të mos ketë nobelist shqiptar …E gjithë kjo frymë anti Kadare përcohet nga kjo dëshirë sërbe …

Në fakt këta liliputë anti Kadare nuk është luftë kundër Kadaresë por është kundër kulturës dhe gjuhës shqipe .Këta fatkeqë nuk e dinë se duke sulmuar kulmet e kulturës kombëtare kanë hedhur baltë mbi atdheun tonë .Këta personalitete të larta e kanë shkruar historinë tonë në letërsi .Një popull që e ka të shkruar historinë e tij në letërsi nuk vdes kurrë sepse historia e mirfilltë shkruhet nga letërsia ..

Shajnë Kadarenë dhe harrojnë që letërsia e tij është përkëthyer në 60 gjuhë të botës dhe është pëlqyer dhe pranuar dhe lavdëruar nga kritikët më të mëdhenj të saj .E nëse Kadareja dhe Agolli kanë shkruar ndonëj vjershë për partinë atë e kanë patur si harac për të paguar diktaturës se diktatura kërkonte harac nëse doje të mbijetoje se diktatura të conte në satër .Ky inat është me Kadarenë se ai ju ka bërë autopsinë atyre se komunsitët e shohin vetën si në pasqyrë tek ‘Nëpunsi I pallatit të ëndërrave ..apo tek “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo e Agollit .A ka tallje më të madhe dhe ironi për dikataturën komuniste se sa tek këto dy vepra ….Rrimë e rrime dhe hop papritur ju kujtojmë Kadaresë dhe Agollit se keni qënë shkrimtarë të diktaturës ..Por cfar faji kishte Kadareja dhe Agolli që I ra për hise të jetojnë në në atë kohë . Ta themi troc diktatura është dridhur prej tyre …Le t`I vendosim gjërat në kohë le të ndalemi tek I madhi Dostojevski , që ka qënë ndërgjegjia dhe pasqyra e popullit rus …Kur ai ishte me pranga në galeritë e Siberisë I dënuar me vdekje prej Carit ai me nëj pendesë si puthje dore I thuri Carit një ditiramb të famshëm .Populli rus kurrë nuk ja përmendi Dostojevskit këtë fakt se ata e kuptonion thellë haracin që duhet të paguante Dostojevskit për të shëptuar kokën

Pse shumica e njerezve është e prirur për të kujtuar më të keqen? Më të shëmtuarën?

Pse njerëzit e kohës tonë janë kaq të deformuar që duan që të nxijnë gjithcka ? Për çdo problem, çështje, situatë, shumica e njerëzve që përbëjnë sot shqiptarët, nis procesin e të menduarit vetëm si ti nxijë gjërat

Ne vijmë nga injoranca, izolimi, kemi qenë barkthatë e kokëpalarë. E drejtuesit e këtij vendi kanë ardhur nëpër zyrat e shtetit me fanella leshi që ju vinte era djersë dhe deri në moshën 20 vjec nuk kishin dalë fotografi .. Njerëzit zakonisht në bazë të teorisë së kompensimit, kërkojnë atë që s’kanë pasur kurrë. E njerëzit që morën pushtetin pas viteve 90 `shfaqën një babëzi të madhe për t’u pasuruar. Kaq e kishin kapacitetin, kaq bënë. Kjo ishte hapësira e tyre mendore e vizionare .

Ka plot njerëz që punojnë, ndërtojnë veten dhe ambientin ku veprojnë cdo ditë e më mirë, me punën e tyre, kontributin e tyre për veten e për të mirën e përgjithshme. Njerëz që kanë interesa, që zhvillohen, që rriten çdo ditë. Këta nuk shfaqin ironi, sarkazëm, cinizëm, tallje. Këta njerëz, kanë respekt për të kaluarën, e respekt për të ardhmen. Dhe tregojnë përgjegjësinë e tyre çdo ditë

Kështu, ajo që iu mbetet njerëzve është cinizmi dhe tallja.

Nese ti sheh dicka të bërë të bërë mirë apo një vepër dinjotoze ti njeriu I zi cinik I hedh baltë . Sepse eshte i vetmi mekanizëm që është i thjeshte e pa kosto..

“Pse jemi kështu? Si s’u bëmë njëherë?”

Askujt nuk i intereson se pse jemi kështu.

Ne, na takon të këpusim zinxhirin e së keqes dhe të respektojmë ikonat tona kombëtre të mos hedhim baltë mbi ta pasi kemi hedhur baltë për veten tone .Desha ti mbyl këto radhë me disa fjale nga një intervistë që I kam bërë Kadaresë në shtëpinë e tij në Tiranë në Nëntor të vitit 2008 me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit I cila në përfundim të intervistësprej dy prë e gjysëm tha : – Miku im, – në një vend anormal në kohën e diktaturës kemi shkruar një letërsi normale .

Bardhyl Berberi

KULTURE

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button