fbpx
AktualitetLajme

Leskoviku mes verës dhe këngës

 

 

I shtrirë në këmbët e malit Melesinit , Leskoviku ky qytet I vogël me 5000 banorë të çon përfytyrimin tek një dimër I gjatë me dëborë tek pranverat e ndezura me blerim me verën e freskët dhe një vjeshtë magjike me ngjyra prej ylberi .Ky dekor pasurohet me gryka të thepisura malesh ku uji del I pastër ,pllaja luginash dhe burime krojesh njëri pas tjetrit , tufa të mëdha pëllumbash të egër që dalin nga shkëmbinjtë e thepisur që janë bashkëudhëtarë rrugës për në zonën e Leskovikut .Por këtij dekori I shtohet një peizazh krejt I veçantë me vreshtat të sitemuar që të kënaqin syrin si nga prodhimi I mbarë po ashtu edhe nga ana estetike e tyre . Në qendër të qytetit ndodhet rrapi I famshëm dy shekullor I Leskovikut … Leskoviku mund të jetë I vetmi qytet tek ne që është I lidhur në mënyrë kaq të ngushtë me rrushin dhe me verën ,këngën dhe me emigracionin .Vetë këngëtari popullor e sjell imazhin e qytetit të vet përmes atij të rrushit. “Mes pwrmes Leskovikut / ,Rush i kuq i Mereshnikut”, këndon ai. .Sot më shumë se kurrë leskoviqarët I sheh të mbushin butet e verës . Prodhimi i rrushit dhe i verës, për këtë qytet të vogël, në këmbë të malit të Melesinit, po bëhet një ndër veprimtaritë kryesore ekonomike të tij, ose “zemra” me të cilën ai po mbijeton nëpërmjet verës së famshme të Leskovikut

Leskoviku njihet për traditën e tij në fushën e vreshtarisë, e cila favorizohet edhe nga kushtet mjaft të favorëshme klimatiketokësore. Po t`i hedhish një sy evidencës të specialistit të bujqësisë sheh se sot fermerët e Leskovikut kultivojnë 125 ha vreshtë, me teknologji të reja bashkëkohore, ku sigurohet një prodhim me sasi e cilësi të lartë për prodhimin e verës dhe të lëngjeve të rrushit”. Është një traditë e lashtë e këtij qyteti brez pas brezi ,duket sikur vetë Dionisi ka sjellë në këtë qytet zejen e rrallë .Rrushi vreshtat dhe përpunuesit përbëjnë shpirtin e këtij qyteti dhe vetëekzistencën e tij .Butet e verës govata e përpunimit të rrushit duket sikur janë shpirtëzuar ,kur vajzat e reja të veshur me fustane të kuq përpunojnë me këmbët e tyre të bardha rrushin e kuq dhe të bardhë …Duket kur sheh këto përpunuese të verës vajza të reja si flutura që shtypin rrushin nëpër govat të sjellin të kuqja e verës ,zjarri dhe gjaku vijnë si elementë të ekzistencës së këtij qyteti

Kjo ka nxitur edhe industrinë agropërpunuese. Veç fabriks së pijeve e të verës, në këtë qytet shquhen për prodhimet e tyre në sasi e cilësi sidomos kantina e verës e Ludhi Miçit dhe ajo e Musa Bibës. Madje Ludhi Miçit, dikur mjeshtër në fabrikën e verës, sot ka vreshtin e vet, të cilin është duke e shtuar nga viti në vit, ndërsa Musai e ble rrushin nga fermerët. Agronomi i talentuar Gjergji Kravari, thotë se si rezultat i investimeve në vreshtari, Leskoviku ofron sot një prodhim me sasi e cilësi. Kjo e ka bërë verën tonë më konkuruese e të suksesëshme në treg. Specializimi në vreshtari ka diktuar jo vetëm intensifikimin e agroteknikës që përdorim, por edhe përzgjedhjen e kultivarëve të rrushit sipas llojit të verës që prodhojmë. Tregu tërheq më shumë verën e kuqe dh veç rrushit “Shesh i zi”, “Debinë e Zezë”, “Pino nero”. “Kaberne”, “Primitivo” vitin që kaloi L.Miçi shtoi edhe 4 ha të tjera me vresht të ri, “Mavrud”. “Reisling”, “Rexhinë”. Ludhi Miçi ka lënë pas të shtatëdhjetat e moshës së tij, ka mbi 50vjet që I është përkushtuar prodhimit të verës e pijeve alkoolike dhe duket po kaq i ri. “Sekreti I cilësisë dhe shija e verës që prodhoj është dashuria që kam unë për verën . Vera të bën të ndjesh gëzimin e natyrshëm të jetës”. Këtë vit prodhimi i kantinës së tij arrin në 600 kv verë, të ambalazhuar në shishe me etiketa plot fantazi që gjithmon etiketon emrin e rrushit nga i cili është prodhuar vera, ose emblemën e moçme të Leskovikut.

Emrin e famshëm të këtij qyteti, përcjell edhe “Vera e bardhë e Leskovikut” prodhim i kantinës së Musa Bibës. Kantina e tij ndodhet përfund kodrës së Perivolit, e tëra e ndërtuar nën tokë, siç duket jo vetëm për të sfiduar “kapriçiot” e motit, aty përjashtë, por mbi të gjitha për të ruajtur e kontrolluar temperaturën e lagështinë gjatë fermentimit të verës. Sepse “ajo”, siç thotë mjeshtri ka “sy edhe veshë”… Dhe cilësia e pijes është tek “magjia” e procesit teknologjik.

Rrushi, vera, perimet e bulmeti të cilat po i tregtojnë edhe në Greqi, i kanë bërë leskoviqarët që ta shohin me optimizëm të ardhmen e qytetit dhe krahinës së tyre. Leskoviku rijeton sot atmosferën e gëzuar të asaj miqësisë tradicionale të njerëzve të thjeshtë, mbledhur rreth tavolinave plot verë e meze, aty poshtë Rrapit të lashtë, duke i përcjellë njëri-tjetrit jo vetëm dije, informacion e ngrohtësi njerëzore, për të cilën ka nevojë e tërë bota, por edhe këngë; që nga ato të pavdekshmet e Hafisesë e Vangjel Podës e deri tek ato të më të rinjve. Por me pijet e tyre ata po mbushin plot gëzim edhe tavolinat tona. në raste gëzimesh dhe festash .Por ajo që të bie në sy është kthimi I shumë emigrantëve lekoviqarë nga Greqi të cilët me kursimet e tyre që kanë mbledhur në emigracion po investojnë në vreshtari dhe në kantina vere duke shfrytëzuar traditën e Leskovikut dhe emrin e mirë që ata kanë anembanë vendit . Leskoviku nuk është më një Gur i Thatë sic thoshtë një këngë e mocme por një vend I begatë me vreshta anembanë dhe verën e tyre cilësore .Tek leskoviqarët gjthcka mban emrin punë dhe djersë

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button