fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Kurti kërkon nga Greqia që ta njohë Kosovën

Kurti kërkon nga Greqia që ta njohë Kosovën

Photo of fanpage.al fanpage.al Send an email14 orë më parë0 48 1 minutë lexuar

Kryeministri Albin Kurti priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200 vjetorit të revolucionit grek.

Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH.

Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Aliferi e informoi shefin e qeverisë kosovare për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë.

Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button