fbpx
KurioziteteLajme

Kombëtarja U-21/ Bushi publikon listën, prurje të reja dhe mungesa te Shpresat

 

Kombëtarja U-21/ Bushi publikon listën, prurje të reja dhe mungesa te Shpresat

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët që do të grumbullojë prej datës 22 mars, deri më 30 mars, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore dhe do të vëzhgojë nga afër elementët që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e Shpresave kuqezi.

 

Tekniku kuqezi ka thirrur 26 futbollistë për këtë grumbullim një javor, teksa bien në sy edhe emra si Hajdin Salihu nga Lokomotiva e Zagrebit apo Kristjan Asllani nga Empoli, të cilët janë vetë 19-vjeçarë.

 

Vetë Bushi pranoi se kushtet e pandemisë e kanë detyruar të bëjë goxha ndryshime në listë, teksa pjesë e risive janë edhe emra si Lundrim Hetemi që vjen nga Velje dhe Bernard Karica nga Dinamo Zagreb.

 

Në planet e Bushit për këtë grumbullim kanë qenë edhe futbollistë shqiptarë që luajnë në Angli e Skoci, por që nuk janë thirrur për shkak të kushteve të pandemisë, pasi do të detyroheshin të qëndronin dy javë në karantinë pas rikthimit.

 

Eliminatoret për Shqipërinë U21 startojnë në muajin qershor, por duke qenë se kishte data të lira, u vendos që të bëhej një grumbullim dhe dy ndeshje miqësore, një me Tiranën e një tjetër për t’u vendosur në ditët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button