fbpx
LajmePolitika

Kërkesa e PD-së për kandidatët, Rusmali kërkon të rrëzohet

Kërkesa e PD-së për kandidatët, Rusmali kërkon të rrëzohet

KAS i KQZ po shqyrton ankesën e PD-së kundër shkurtimit të listave të kandidatëve për deputetë.Anëtari i KAS, Ilir Rusmaili propozoi që ankesa e PD-së të mos konsiderohet fare, e ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji shprehet se numri mbi normalen i kandidatëve cenon barazinë e garës.

Më herët, Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka argumentuar këtë vendim duke thënë se në asnjë dispozitë të ligjit nuk përcaktohet një shifër maksimale. PD-ja ka dërguar 222 emra në total nga 153 emra që lejohen.

“Kishin të bënin me disa parregullsi që lidheshin me masën e dokumentacionit mbështetës dhe disa aspekte që duhet të rregullonin parashikimet ligjore sa i përket respektimit të kuotës ligjore, vërejtje dhe parregullësi që qëndronin dhe një prej arsyeve ka qenë ai që listat shumëëmerore e tejkalonin numrin maksimal të kandidatëve të lehtësuar, një shprehje e çuditshme se nuk vëmë re që dispozita cakton një numër maksimal, ne kemi operuar me plotësimin e parregullsive si dhe duke operuar edhe me rirenditje të listës, e pavend konstatimi i Celibashit sa i takon lejimit të numrit të kandidatëve dhe në momentin që e kemi ridepozituar brenda afatit, pra i kemi bërë me dije komisionerit arsyet tona ligjore se përse lista jonë duhet të kishte 222 kandidatë. Komisoneri ka shkurtuar listën, kjo vendimmarrje është në kundërshtim me ligjin, nuk ka dispozita ndonjë limit maksimal të kandidaturave, por në këndvështrimin tonë përmban një numër minimal kandidaturash, kemi kundërshtuar gjetjen e komisionerit dhe në radhë të dytë kemi kundërshtuar veprimin e tij në interpretim dhe zbatim të kësaj dispozite me reduktimin e listës, që nuk është e shkruar në asnjë dispozitë”, tha Kaso.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button