Ja mbaruam shkollen e larte po me pas ku do te vesh

Një prind që ka djalin maturantë sot kërkonte kredi në një bankë për të djekur djalin në shkollën e lartë .
-Ja do të marrim kredi po më pas kur të mbrojë shkollën e lartë djali ku do të vejë? Një numur I madh maturantësh do të regjistrohen në auditore për të vazhduar shkollën e lartë .,Por ka dhe një numur jo të vogël që edhe pse kanë mbaruar më rezultate të larta shkollën e mesme janë pesimistë …- E pse të shkoj në shkollë të lartë thotë një maturantë tjetër ja vëllai im mbaroj universitetin shkëlqyer bëri dhe master shkencor dhe punon kamarier ne Tiranë ..Prindërit morën kredi në bangë që e shkolluan dhe ende nuk kemi larë kredinë !
Mirëpo, pas përfundimit të studimeve pas një dëmi që I kanë bërë buxhetit familjar duke harxhuar para për qera ,tarifa , libra ushqim dhe veshmbathje atëherë vjen një goditje e fortë, refuzim pas refuzimi për të zënë një vend pune. Kjo pasohet me një pesimizëm të madh tek cdo i ri.
Është e tmërrshme kur dëgjon që një student mbaron fakultetet me rezultate të larta të thotë se cfarë I duhet nëse mundohet të marrë nota të larta dhe përfundojnë njëlloj, të papunë ose të shtypur në ndonjë punë të rëndomtë që do e bënte edhe ai me arsim 9 vjecar .
Është pikërisht ky pesimizëm që I shtyn të rinjve të kërkojmë të parin rast për të dalë jashtë vendit sepse shteti jonë nuk na siguron as elementin më kryesor sistemimin në një punë në bazë të diplomës dhe titujve shkencorë që ka fituar një I ri …
Me të vërtetë është dicka e tmerrshme të mendosh që diploma për të cilën punon fort disa vjet dhe mundohesh ta vlerësosh me nota sa më të larta, I vetmi vend ku do qëndrojë do jetë korniza në mur.
Personalisht mendoj që kjo është e keqja më e madhe që mund t`I bësh brezit të ri . E gjithë jeta varet nga puna, mënyra si do jetosh, sa do ndjesh kënaqësi nga jeta, si do vlerësohesh në shoqëri e shumë gjëra tjera, varen nga puna që bën nga ajo diplomë që ke fituar me shumë sakrifica dhe kërkon të gjesh kënaqësinë e jetës duke punuar në profesionin që je diplomuar .
Është lodhur rinia në Shqipëri . Djem të talentuar që kanë mbaruar fakultetin të paisur me master të cilët punojnë nëpër bare , restaurantet dhe kafetë dhe vajza me fakultet edhe me master që punojnë si shitëse butiku .
E dhimbëshme plot të rinj që dikur kanë pasur ëndrra të mëdha për të ardhmen katandisen në kamarierë apo shitëse butiku .Kështu sic funksionon kjo gjë në Shqipëri është mënyra më e shëmtuar që kanë shkatërruar edhe më të voglën shpresë.
Momentalisht ka disa vjet pas diktaturës komuniste në këto vite të gjata trazicioni , në Shqipëri mbizotëron nepotizmi dhe klientelizmi.
Sot nuk pranohesh në punë sepse në vend tendin punesohet një familjar I një titullari institucioni ose dikush që dikur punëdhënesit ia ka bërë një nder ose favor dhe ka ardhur koha t’ia shpërblejë- me një vend pune. Ajo që është më e keqja se këta persona të punësuar në këtë mënyrë nuk kanë lidhje me atë karrike që ju jep “titullari mik “ të cilët do të punojnë si të të paaftë dhe të pakualifikuar.
Nepotizmi dhe klientelizmi po na mbyt si metastaza kanceroze shfaqen herë pas here ,. Kjo është arsyeja pse administrata nuk kryhet punë efikase sepse drejtojnë këta dështakët që I kanë zënë karriket pameritë ndoshta jo se nuk duan por sepse nuk dinë. Janë ulur në ato karrike thjesht për atë page dhe për të bërë ndonjë pisllik për të marrë ndonjë para të jashtëligjëshme nëpërmjet ndonjë tenderi apo akroballëku tjetër .Por a e dini si e kapin punwn kwta vetwm me njw teswr partie , le tw kesh mbaruar tek ndonjw universitet privat fantazwm qw lwshon diploma
Kështu shoqëria jonë bën hapa mbrapa dhe rrezikon që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian ?
Rinia është vërtetë shumë e cmueshmë për një vend, ne si shtet duhet të krenohemi me rininë e shëndetshme, inteligjente dhe të mrekullueshme që këmi, dhe shteti duhet që të punojë fort që t’I ndërtojë rinisë rrugë në të cilat cdo i ri do mundet ta dëshmojë veten dhe atë cfarë ai di të bëjë më së miri. Shteti duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’u ofrojë vende pune, cdo i ri të punësohet aty ku e meriton, në atë post për të cilin është shkolluar dhe kualifikuar .
Shumë gjera kanë nevojë të ndryshohen në Shqipëri , më të vërtete shumë, mirëpo besoj që edhe ne si popull po durojmë pak më tepër sec duhet. Mjaft më me gënjeshta, fjalë dhe premtime të kota . Është e turpëshme që djem e vajza atë reja papunë jetojnë na pensionet e varfëra të prindërve të tyre .Kurse një pjesë tjetër e atyre dështakëve që kanë marrë karrike me mik apo të blerë me para jetojnë në një luks të shfrenuar . Kjo duhet të ndryshohet, nëse doni që Shqipëri të mos ngelet në këtë gjëndie të mjerueshme . Pa u future tek korrupsioni I pedagogwve nwpwr Universitet . Ja pra mw tha njw ndwrtues qw ka ngritur njw pallat tw madh buzw liqenit I shita tw gjitha hyrjet brenda njw jave , a e dini kush I bleu pjeswn dwrrmuese tw pallatit e blenw prof universiteti nga Tirana , Elbasani , Korca etj . Dhe me se blihen kwto shtwpi tw dyta apo tw treta se njw pjesw prej tyre kanw dhe nw bregdet , mer fara prej fshese nuk blihen por blihen me euro me ato shitjen e notws qw e konvertojnw nw para , rasti I fundit I freskwt I pedagogut tw Korcws dhe sekserve tw tyre …
Ka tridhjet vjet qw arsimi I lartw dhe ai para universitar qw parpaliten si peshku nw rrjettw . Janw shtuar analfabetw si asnjwherw tjetwr . Rastet e tilla kanë kaluar limitin prandaj është tmerrësisht e nevojshme që njerzit të kenë në dorë komandën e ndryshimit. Një vend që drejtohet nga njerëz të paaftë që e kanë marrë karriken me mik apo e kanë blerë me para apo me një tesër partie po e cojnë vendin drejt greminës dhe nëse punët tek ne na ecin kaq keq padyshim që është kjo kategori drejtuesish . Ja pra sepse sot të rinjtë janë në dilemë të vazhdosh një shkollë të lartë po më pas nuk dihet se mund të përfundosh kamarier apo taksist …
Bardhyl Berberi