fbpx
AktualitetLajme

Intervistë me profesor Arben Puton : Kujdes me regjistrimin e popullsisë !

 

Para se tw ndahej nga jeta në qytetin e Pogradecit prof Arben Puto një nga specialistët e shquar të të drejtës ndërkombëtare na dha këtë intervistë për një problem aq të debatuar kohët e fundit siç është regjistrimi I popullsisë .

-Prof. Puto ka kohë që në Shqipëri zjen debate për regjistrimin e popullsisë ,cili është opinioni juaj për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri ?

– Së pari desha të theksoi se kjo çështje ka një vështrim historik .Problemi kryesor që mbeti “trashëgim “nga lufta e dytë botërore dhe nga konferenca e Paqes e vitit 1946 ishte “ Vorio Epiri .Në këtë konferencë si dhe më parë pretendimet greke ishin për Shqipërinë e Jugut e shprehur ndryshe në “ Vorio Epirin “të cilat u rrëxuan por qeveria greke në shtator 1946 pati bërë një deklaratë në në Konferencën e paqes se ajo nuk do të njihte rrëximin e kërkesave të saj për Vorio Epirin dhe se kjo kërkesë do të do të ngelej e pandryshuar ,një pikë fikëse në qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë dhe do të jetë në axhentën e politikës së saj të jashtme …

– Ajo nuk do të dali më haptazi me pretendime teritoriale ,nuk do të kërkojë aneksimin e Shqipërisë së Jugut .Tashmë në Athinë e kuptojnë se nuk del gjë nga këmbëngulja me pretendimet e vjetra nga ana tjetër është edhe Karta e Atlantikut që nuk parshikon ndryshime teritoriale pas luftës së dytë botërore në Europë .Për aq më tepër që situate nuk është e favorshme në Ballkanin e ndarë midis Lindjes dhe perëndimit .Në këto rrethana qeveria greke nuk heq dorë por detyrohet të ndryshojë taktikë .Shpreson të gjejë teren ,të hapi shtigje në situatën e re shqiptare pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së Shqipërisë ndaj botës së jashtme .Paradoksalisht hapja krijoj një problem pikërisht me Greqinë .Menjëherë Athina u përpoq që t`a shfrytëzojë këtë hapje ,duke e parë si një okazion për tju rikëthyer “ Vorio Epirit “ por me terma të reja .Programi I ri I punës së qeverisë greke ka të bëjë me një memorandum që mban emrin e ish kryeministrit Micotaqis që ju paraqit qeverisë shqiptare në korrik të vitit 1993 ,në fakt ky program synonte zgjerimin e zonës së influencës greke në Jugë pse jo edhe më tej me një paketë masash depertimi

Prof Puto mund të na thoni më konkretisht mbi këtë paketë masash të këtij memoorandumi ?

-Po, kjo paketë masash tashmë dihet pasi është vënë në veprim .Janë disa ndërhyrje të dhimbëshme : Si vendosja e varreve të të rënve grekë gjatë luftës me Itlinë ( tetor 1940- prill 1941) mbi varret e vjetra të banuar nga vendas që janë hapur dhe prishur ,ngritja e përmendoreve përkujtimore greke në zonat që kalojnë edhe kufijtë e teritorit që okupuan trupat greke duke ndjekur trupat italiane në tërheqje .Me kalimin e viteve shihet se se ky process ka ardhur duke u thelluar në favor të planit grek

Po qëndrimi i palës shqiptre cili ka qënë ndaj këtyre masave të memorandumit ?

-Gjatë këtyre 20 vjetëve të hapjes pala shqiptare është gjendur në pozita inferioriteti kundrejt politikës greke .Në fakt asnjë qeveri shqiptare në këto 20 vjetët e fundit cilado qoftë ngjya e saj ,nuk ka treguar as aftësinë dhe as vendosmërinë për t`i rezistuar presioneve të parreshtuar greke .Tashmë qeveria shqiptare ka vendosur që të bëjë një regjistrim të ri të popullsisë pasi kanë kaluar shumë vite nga ai regjistrim I fundit .Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar ,kanë ardhur dhe kanë ikur ,breza të rinj vijnë në jetë ,ka rritje dhe rënie nga një zonë në tjetrën .Në parim është krejt normale por është e nevojshme që në kryerjen e regjistrimit të mos hapen shtigje për një depertim të ri të interesave greke .Në opinionin publik të vendit është shprehur shqetësim se në kryerjen e këtij regjistrimi me konotacione evidente politike nuk do të tregohet kujdesi I duhur për të shmangur lëshime të reja që mund të deformonin strukturën demografike reale të shoqërisë pasi synimet greke janë gjithmon të pranishme ,tashmë ato kanë arritur disa rezultate

Çfar mund të bëhet që t`i dilet përpara këtij problemi ?

Është shprehur mendimi se në regjistrimi i ri nuk ka përse të përfshihet përkatësia etnike .Le t`i referohemi kushtetutës e cila nuk i ndan shtetasit sipas kombësisë .Janë të gjithë të barabartë para ligjit pa dallim kombësie ,feje ,krahine, gjinie dhe ideje .

Sillen si shembull edhe vëndet europiane perëndimore si Anglia ,Gjermania ,Franca ,Belgjika madje dhe vëtë Greqia të cilat nuk I njohin grupet minoritare dhe janë shprehur me popullsi homogjene ,kompakte .

Por Shqipëria në regjistrimin e popullsisë nuk mund t`u shmanget njohjes së grupeve minoritare ,ndër ta minoritetit grek që vjen në krye .

Shqipëria është e lidhur me një deklaratë që ka bërë pas luftës së Parë Botërore pranë Lidhjes së Kombeve .Në konferencën e Paqes të vitit 1919 u tha se dështuan përpjekjet e delegacionit grek për të marrë “Vorio Epirin “Shqipëria e Jugut nuk u cungua por Shqipëria garantonte njohjen e minoritetit grek në teritorin e saj dhe angazhohej që t`a trajtonte sipas një statusi të veçantë si një grup që e dallon nga shumica .Në të vërtetë të gjitha regjistrimet e popullsisë që janë bërë në të kaluarën e kanë përfshirë përkatësinë etnike .Minoritarët e kanë shprehur përkatësinë etnike greke .Sipas të dhënave të një botimi të ri të vitit 2003 (Atlasi Gjeografik I Shqipërisë ) numuri i tyre ishte 66000

Profesor Puto atherë a është e drejtë sipas jush që të njihet përkatësia etnike në regjistrimin e popullsisë ?

Problemi në këtë rast nuk është njohja e së drejtës së individit për të shprehur përkatësinë etnike por formulimi dhe ushtrimi I kësaj të drejte .Nuk mund të vendoset përkatësia etnike thjeshtë me një deklartaë individuale pa kurfarë kriteri .Kjo çështje ka të bëjë me nocionin e minoritetit ,që të trajtohet nga e drejta ndërkombëtare si një kategori më vete .Është fakt se në të drejtat ndërkombëtare nuk ka një përcaktim të nocionit të minoritetit që të trajtohet nga e drejta ndërkombëtare .Ka patur dhe ka mendime kontradiktore .Pengesë për këtë janë bërë në radhë të parë vëndet e përmenduar të Europës që nuk njohin minoritete .Megjithatë pas luftës së dytë botërore ka qënë e mundur të arrihet në një formulë kompromisi sipas së cilit nocioni I minoritetit lidhet me dy kritere kriteri subjektiv dhe kriteri objektiv .

Për pasojë shprehja e vullnetit të individit nuk është e mjaftueshme .Në kushte të caktuara individi nuk është I lirë të shprehi përkatësinë etnike reale ai është I kondicionuar nga rrethanat ,përpiqet që t`i shpëtojë varfërisë ,të gjejë një punë që nuk e gjen në vendin e tij të hapi një aktivitet ,të ndërtojë një banesë t`u sigurojë shkollën dhe të ardhmen fëmijëve .Janë mijra e mijra që vendi I tyre nuk I mban dot dhe ata shkojnë në Greqi .Pikërisht këtu qëndron e keqja që individi detyrohet që të deklarojë një përkatësi etnike që realisht nuk e ka .Kjo është një mënyrë që mund të sjelli një rritje artificiale të numurit të minoritetit .Një gjë nuk duhet të harrohet se Athina ka pretenduar gjithmon një numur shumë më të madh të popullsisë minoritare .delegacioni grek në konferencën e Paqes në vitin 1946 e çonte numurin në në 300 deri në 400 mijë .

Edhe kaq mjafton për të kuptuar se kjo nuk është një histori nacionaliste ,është një preokupacion I ligjëshëm që vetë pala shqiptare me regjistrimin e ri të mos bëjë asnjë lëshim t`i rezistojë çdo presioni për të shmangur deformimet e strukturës demografike të shoqërisë .

Natyrshëm lind pyetja a ka zgjidhje ?

-Po zgjidhja është kordinimi i kriterit subjektiv me atë objektiv sipa kompromisit të së drejtës ndërkombëtre .Deklarata subjective është elementi I parë I përcaktimit të etnisë .Por kjo deklaratë do të ballafaqohet me të dhënat konkrete mbi personin ,jetën e tij ,prejardhjen ,lidhjet me vëndin dhe me shoqërinë ,gjuhën e folur shkurt me kriterin objektiv .

Është folur për vënien para përgjegjësisë për shtrembërimin e përkatësisë etnike .

Duket e tepërt ,mjafton që në regjistrim të shënohet ajo përkatësi që rezulton efektivisht që nga shprehja e vullnetit deri tek të dhënat objective .

Kujdes pra me regjistrimin ,e kuptuar drejt nuk është “ histori nacionaliste .

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button