fbpx
Show-Biz

“Ik i q*** robt” Sindi akuzon Julin se i ka ofenduar familjen, me lot në sy merr vendimin drastik

Situata në emisionin “Për’puthen” sot ishte disi e tensionuar. Sindi solli në program një video live që Juli dhe Alessandro kishin bërë me njëri-tjetrin në Instagram. Në një moment Juli thotë një fjalë fyese.

Gjatë videos live, Alessandro thotë se njerëzit ju kërkojnë djemve që t’ju bashkohet Sindi dhe në këtë moment Juli shprehet: “Ik i q**** robt”.

Me lot në sy Sindi tregoi se nëna e saj u detyrua të merrte një qetësues të fortë pas videos dhe se i ati ishte nevrikosur.

“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh Sindi.

E prekur nga situata, Sindi ju kërkoi të gjithëve që të mos e prekin tek familja, sepse nuk do ja lejoj askujt këtë gjë. Ndonëse ajo kërkoi që Juli të shprehte ndjesë të paktën për familjen e saj, ai nuk e bëri këtë gjë, derisa ajo u largua nga studioja, ndërsa nga pas e ndoqi Murati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button