fbpx
AktualitetLajme

Hiqet gjuha shqipe edhe nga aeroporti i Ohrit

 

Pas heqjes së gjuhes shqipe nga aeroporti i Shkupit ajo është fshirë edhe nga aeroporti I Ohrit .Arsyetimi I drejtueve të aeroportit ka qën se se Aeroporti i Ohrit ndodhet në një komunë ku shqiptarët janë më pakë së 20 për qind dhe për pasojë gjuha shqipe nuk mund të jetë zyrtare, kjo shërbeu si alibi nga menaxhmenti i atëhershëm i kësaj kompanie publike për t’i larguar tabelat njoftuese në shqip dhe ndaluar komunikimin zyrtar në këtë gjuhë. Të punësuarit shqiptarë në Aeroportin”Shën Pali Apostull”që pas ndarjes territoriale i përket Komunës së Debërcës, shprehen se tashmë alibia për mos-zyrtarizimin e gjuhës shqipe në aeroport nuk duhet të qëndrojë, sepse ekziston një ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në rang vendi. Por, pavarësisht kësaj situate pozitive, të punësuarit shqiptarë potencojnë se në aeroport gjuha shqipe është e anashkaluar totalisht dhe nuk përdoret në asnjë mënyrë si në apelimet, tabelat njoftuese apo në komunikimet tjera. Të punësuarit shqiptarë tregojnë se në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga eprorët e rinj turq të Kompanisë turke ”TAV” që ka në koncesionim Aeroportin e Ohrit të zyrtarizojnë gjuhën shqipe, por deri tani kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe nuk janë marrë parasysh. Këtë shqetësim të punëtorëve shqiptar të aeroportit e ndajnë edhe Agjensitë turistike që operojnë në qytetin e Strugës. Ndalimi i përdorimit të shqipes, sipas tyre, nuk pranohet nga udhëtarët e këtij aeroporti që në shumicë absolute janë të etnisë shqiptare.

Rui Zylali, pronar i Agjensionit turistik “Sistem Turs” thekson se mos-përdorimi në rrugë zyrtare i gjuhës shqipe nuk pritet mirë nga pasagjerët shqiptarë dhe këtë shqetësim ne ua kemi përcjellë edhe menaxherëve turq, por deri tani nuk rezulton se janë marr masa për ndryshimin pozitiv në rrafshin e përdorimit të gjuhës shqipe në aeroport”, thotë ai. Në lidhje me këto pretendime të të punësuarve shqiptarë ne tentuam disa herë të marrim prononcim nga kompetentët e Aeroportit”Shën Pali Apostull”, të cilët pas kërkesave tona të përsëritura na orientuan që për këtë çështje të interesohemi në Shkup, ku gjendet qendra e kompanisë, por edhe nga TAV-i në Shkup mungoi komunikimi i premtuar. Nga muajit mars i vitit të kaluar me dy aeroportet në vend, atë të Shkupit dhe Ohrit, menaxhon Kompania turke TAV, e njohur për biznesin e saj të orientuar në fushën aeroportuale në disa vende të rajonit dhe më gjerë. TAV-i turk nëpërmjet koncesionimit për njëzet vjet do të udhëheq me dy aeroportet e vendit.por heqja e gjuhës shqipe sin ë aeroportin e Shkupit dhe në atë të Ohrit është e papranueshme ku mbi 60 % e udhëtarve në këto dy aeroporte janë shqiptarë .

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button