AktualitetLajme
Hidhet nga lartësia, 63-vjeçarja nga Tirana përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, një 63-vjeçare është hedhur nga lartësia, ndëersa ndodhet në spital. Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
NJOFTIMI I POLICISE
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.