Lajme
Hetoi Gerdecin, kush është prokurori Arjan Muca që i vunë tritol në makinë në Tiranë

Një sasi tritoli, e vendosur në pjesën e poshtme të një makine tip Benz, shpërtheu mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.
Makinë është në pronësi të prokurorit të Gjirokastrës, Arjan Muça, i cili ka ndjekur dosje të rëndësishme, si ajo e shperthimit te Gerdecit ku humben jeten 26 persona.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, automjeti kishte dy vite që parkohej në brendësi të qendrës tregtare.