fbpx
KurioziteteLajme

Foto/ Kush është 32-vjeçari që u kthye pas 6 vitesh nga Gjermania

Kush është 32-vjeçari që u kthye pas 6 vitesh nga Gjermania dhe humbi jetën në aksidentin TRAGJIK, dy pasagjerë në gjendje të rëndë.

Personi në foto është Klement Kristidhi 32-vjeç, që humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas aksidentit tragjik që u shënua në Sarandë.

Në makinën që doli nga rruga dhe u rrotullua disa herë ishin 4 persona, por vetëm 32 vjeçari Klement Kristidhi humbi jetën.

Kristidhi ishte emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer pas 6 vitesh në emigracion, ndërkohë që automjeti ishte në pronësi të vëllait të tij.

Tre të plagosurit e tjerë që gjendeshin në makinë janë Arjan Gribura, 31 vjeç, Agron Muhametaj, 22 vjeç dhe Shkëlqim Muhametaj, 31 vjeç.

Arjan Gribura dhe 22-vjeçari janë në spitalin e Trumës në gjendje të rëndë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkakun e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button