Falja e xhenazes së Heroit Arjan Sala, momentet para se të përcillet në banesën e fundit
Falja e xhenazes së Heroit Arjan Sala, momentet para se të përcillet në banesën e fundit
Trupi i pajetë i 32-vjeccarit Arjan Sala u gjet sot pas më shumë se 60 orësh punë intensive të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit.
Heroi i heshtur preku zemrat e të gjithëve dhe pikëlloi të afërmit e tij me këtë ikje kaq të hershme, por la pas emrin e tij, zemrën e madhe dhe sakrificën që i buronte nga shpirti për të bërë vetëm mirë.
Sot, pak para përcjelljes së trupit për në banesën e fundit, është kryer në Xhaminë e kryeqytetit nga hoxhë Ahmet Kalaja, edhe ceremonia e faljes së xhenazes së të riut Arjan Sala. Zoti e mëshiroftë dhe u prehtë në paqe.
Stafi i Newsbomb i shpreh familjes Sala ngushëllimet e sinqerta për humbjen e djalit të tyre shembullor.
Burimi/Newsbomb.al