fbpx
BotaKurioziteteLajme

Edward Said si u krijua nocioni “Orienti & Oksidenti” / si lindën përplasjet lindje dhe perëndim..

Kritiku dhe teoricieni kulturor Edward Said me origjinë palestineze argumenton se një ideologji politike mbizotëruese europiane krijoi nocionin e Orientit ,qëllimi i të cilit ishte nënshtrimi në ҫdo aspekt i popujve të Lindjes. Ideologjia mishëronte dallime ,kryesisht ngritur mbi racizëm, midis Lindjes (Orientit) dhe Perëndimit (Oksidentit). Sipas Said, kjo periudhë mundësoi përgjithësime dhe keqinterpretime për Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë. Koncepti erdhi nga fjala Orient e cila i referohet Lindjes dhe pasqyron disiplinë shkencore e aplikuar gjerësisht në shekujt XVIII dhe XIX. Ajo përfshin studimin e gjuhëve, letërsive, feve, filozofive, historive, artit dhe ligjeve të shoqërive dhe kulturave antike të Afrikës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Njohuria do të bëhej arma kryesore e nënshtrimit të popujve. Orientalizmi ishte lëvizje e rëndësishme filozofike ,estetike apo gjithëpërfshirëse dhe pikë mbështetje ku orientalistët zbatonin burrokracinë e tyre ,të cilën mund ta quajm ‘favori i traditave dhe ligjeve tradicionale lokale’. Më vonë qeverisja në përputhje me ligjet dhe institucionet e fuqive europiane , si për shembull ‘Anglikanizmi’, do të binin në kundërshtim me dorën e lirë të elitave kolonialiste mes tyre dhe orientalistët. Megjithatëi steriotipi i të fortit mbi të dobtin mbeti. Ndikimi i ndërsjelltë në atë periudhë solli reformimin dhe prodhimin e njohurive të reja.pe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button