Shqiperia
E RËNDË, hidhet nga ura 60-vjeçari në Përmet, banorët nxjerrin trupin e pajetë nga shtrati i lumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Piskovë të Përmetit, pasi një 60-vjeçar është hedhur nga ura.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Banorët e zonës së bashku me efektivët e policisë bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes