
Ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime” banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin. Pamjet më poshtë.
Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin.
Pamjet e transmetuara janë mjaft të rëηda dhe mbrëmjen e sotme pritet një vendim nga produksioni.
Ndërkohë, ditën e djeshme modelja është bërë sërish protagoniste ku në asnjë moment nuk ka shprehur pendim për shpullën e dhënë Luizit, madje-madje ajo tha ” ai meriton nga një shpullë çdo mëngjes”.
Sikur të mos mjaftonin debatet, shpulla e Kejvinës ndaj Luizit, dje u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.
AMA i tërhoqi vëmendje Top Channel duke i ndaluar që në televizion të transmetohen emisione që nxisin ose justifikojnë dhυnë.