fbpx
DiasporaLajme

Donte të braktiste nipin për të përfituar nga ligji për të miturit, kapet nga policia gjyshja shqiptare në Itali

Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Itali. Mediat vendase kanë raportuar se e moshuara kishte ardhur nga Shqipëria me një qëllim shumë specifik:

që të braktiste nipin e saj të mitur në Itali dhe më pas të kthehej në atdhe.

E moshuara u ndalua nga policia kufitare bashkë me djalin dy herë në Rimini dhe dhe Bari.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, ajo kishte vendosur që të shoqëronte nipin e saj në Itali, me qëllimin e mundshëm për ta braktisur dhe për t’i lejuar të përfitonte nga rregulloret për të miturit e pashoqëruar.

Gruaja dhe nipi i saj synonin të shfrytëzonin një ligj specifik në fuqi në Itali, i cili, në kuadër të politikave të pritjes, për të mbështetur aktivitetet e pritjes së të miturve nga Bashkitë, u njihte të gjithë të miturve mundësinë e hyrjes në vend, shërbime, financuar nga Fondi Kombëtar për politikat dhe shërbimet e azilit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button