fbpx
BotaLajme

Djali i infermieres që u nda nga jeta dy ditë më parë festoi 10 vjetorin, prek kryebashkiaku: Kush e njohu Erjolën u përshkrua nga dhimbja (MESAZHI)

Djali i infermieres që u nda nga jeta dy ditë më parë festoi 10 vjetorin, prek kryebashkiaku: Kush e njohu Erjolën u përshkrua nga dhimbja (MESAZHI)

Infermierja Erjola Çoku me dy fëmijët e saj

“Mami është bërë një ëngjëll për ty e të shikoj nga lart”.Këto fjalë të shkruara ndoshta nga një familjar i infermieres Erjola Çoku, të Qendrës Shëndetësore të Divjakës kanë prekur këdo që e ka parë dhe vazhdojnë shkruajnë mesazhe në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

Erjola Çoku, një nënë e re, në lule të rinisë, mama e dy fëmijëve, u nda nga jeta në datën 2 mars nga një sëmundje e rëndë, dhe lajmin për largimin e saj nga jeta e dha Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Edhe pse me sëmundje të rëndë dhe në kushtet e pandemisë, Erjola  Coku nuk e ndërpreu punën në qendrën shëndetësore, madje, bënte thirrje për vendosjen e maskës.

Por, ditën e djeshme, djali I saj Kastelano festoi 10 vjetorin, dy ditë pasi nëna e tij u nda nga jeta. Dhe mesazhet për këtë ditë të rëndësishme për djalin nuk kanë të mbaruar. Ai dhe motra e tij Evelin, 5 vjeçare, tani nuk e kanë më nënën e tyre, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kreu I bashkisë së Divjakës i kushton një mesazh të gjatë ngushëllimi në rrjetet sociale.

“Nje semundje e pabese nuk e kurseu Erjolen. La menjane hallet e problemet e saj e ju bashkua kolegeve ne poliklinike  per tu kujdesur per njerezit ne kete situate te veshtire. Nuk u kursye e nuk u lodh kurre, keshtu e kujtojne koleget, familjaret, miqte dhe te afermit. E papershkrueshme dhimbja qe ndjeu cdo njeri kur mori vesh per Erjolen” shkruan Fredi Kokoneshi në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button