fbpx
AktualitetLajme

“Dialogu “ I dy monumenteve midis Poradecit dhe Kutelit

 

Në qendër të qytetit të Pogradecit buzë liqenit tek një shesh ku ngrihet flamuri por ky flamur prej një viti nuk ngrihet më pogradecarët thonë se këto statuja “flasin” me njëra-tjetrën, përmes mesazheve satirike që qytetarët i vendosin tek ato. Statujat që godasin dukuritë negative të qytetit dhe të vendit Ato dëshmojnë guximin, talentin, sensin e humorit dhe prirjen për ndryshime të qytetarve pogradecarë që kanë qënë oaz I diktaturës mbi 35 vjet kur bllokmenët vinin pushonin në këtë qytet dhe ishin të survejuar nga qindra mijra sigurimsa që ruanin dikatorin Hoxha me silurues , . Atherë u krijuan vargjet e famshme të një kënge që u këndua në Gjirokastër :

-Poradeci ynë në buzë të kufirit ,

-Ruan në gji Enverin si nëna të birin …

Madje u bë dhe një dokumentar luksoz me ngjyra “Bashkëqytetari ynë “…Dhe pikërisht në këtë kohë u shkrua në stadiumin e qytetit të Pogradecit “ Poshtë diktatori Hoxha

Sa e cuditëcme është koha .Këta dy korifenj të letrave që diktatori Hoxha I burgosi ( Kutelin ) dhe Lasgush Poradeci dhe I la pa pension në varfërinë e tejskajshme pasi nuk e shitën shpirtin dhe nuk krijuan asnjë varg për dikaturën e mbyllën jetën në mjerim …Athere Lasgushi në vitet e fundit të jetës thoshte :

-Kur të vdesi Llazari ( Lasgushi ) nuk do ti bëhet as varri më von do ti ngrihet lapidari..Dhe u deshën shumë vite më pas që Lasgushit t`I ngrihet monumenti dhe atij që I persekutoj këta gjeni të letrave t`i tërhiqet zvarrë monumenti dhe të zhduket me nam e nishan atje ku e kishin ngritur nga Tirana në Korcë dhe Gjirokastër

….E deshën këta dy korifenj qytetin e tyre në pafundesi duke krijuar perla për liqerin sic e quante Lasgushi , pyllin e gështenjave, Xheladin Beun apo Lumin e madh …

 

…Po le të merremi në mënyrë metaforike me “dialogun “që zhvillojnë dy monumentet e dy korifenjëve më njëri tjetrin

-Kuteli pyet Lasgushin , -po si nuk me the mua more I uruar që këta të lenë në errësirë tama si në varr ngjajmë natën këtu në breg të liqenit të pa ndricuar tamam si fantazma …

-Këta të Bashkisë bënë ndricimin e gjithë qytetit duke paguar paret e dynjase për ne nuk u gjet një ndricues …Apo vazhdon përsëri persekutimi ynë dhe me këto monumentet mbase bënë biznes

-E ku na pyet njeri neve o i shkretë na plasën këtu mbi bar pa asnjë pedestal me këto pallto të rënda ..si statujat e Enverit dhe Stalinit

-Ka rrezik të jenë ata kallëpë vetëm kokat na kanë ndryshuar

-More I thotë Kuteli , se ti I shikon se unë jam me kurriz a vijnë ATA të mëdhenjtë andej tek blloku I vilave atje kur dikur pushonte Enveri ?

-Vijnë ore si nuk vijnë në 1997 vilat u plackitën dhe u shkatërruan por këta të rinjtë e pas viteve `90 I rregulluan paguan qimet e kokës dhe bëjnë pushime për shtatë palë qefe …

-More Mitrush e shoh që këtu se I ke marrë pronat madje u prish pallati I sportit që ishin harxhuar qindar milion dhe aty është ngritur një pallat I madh sa një vapor besoj kushedi sa pare dhe hyrje ke marrë kurse unë sic gjë nuk kam marrë nga tërë ato prona , nuk ka drejtësi në këtë botë meqënse edhe vajza më punon n ë ministrinë e drejtësisë

– E cfar prona mora unë ore I shkretë unë kam marrë këtë bronxin mbi kurriz ashtu si dhe ti …Më vjen inat për një gjë se në këtë monumentin më kanë harruar një cigare që kisha në dorë dhe dy gishtat bosh të cigars duket sikur unë zgjat dorën për të lypur …

– Ore Lasgush , a di gjë ti kush pagoj për monumentet tona ? Se mos ka paguar ndonjë trafikant droge ?

-Unë kam dëgjuar që Bashkia ka marrë ca lekë nga Vodafoni nga këto antenat që ngrinin në qytet por erdhi një ditë skulptori dhe më pëshpëriti këtu tek veshi se do të shkul nga Pogradeci pasi nuk na I kanë dhënë të gjitha lekët e punës së kryer …

– Eh, more miku im edhe kjo na duhej të na shkulin dhe të na heqin …

-Jo more ja pret Kuteli e ke kuptuar gabim ty po të derdhin përsëri në bronx dhe do të vendosin në Tiranë andej nga parku

– More Lasgush a u bë ndonjë konkurs midis skulptorve për ne të dy se unë kam shumë vrejtje kështu sic më kanë bërë sidomos pjesën e mbrapme është një skandal

-Jo ore cfar konkursi ai kryetari I Bashkisë para këtij thirri një skulptor dhe sikur të ishte mbret dhe I tha ; -N a bëji këto dy monumente

– Po ka një ligj ore vëlla që kur vjera e një vepre kalon mbi 10 milion lekë të vjetra bëhet konkurs

-Ore merr vesh që jemi bërë pa konkurs

-Lasgushi, ore Mitrush shoh tërë bregun e liqenit që është mbushur me cadra mos është vendosur ndonjë ushtëri në breg të liqenit

-Cfar ushtëri more, janë cadrat e privative që ju ka dhënë lejë Bashkia , hë , ska më si në kohën tonë që tërë gjolin e kishim ne poradecaret dhe laheshim ku të donim tani duhet të paguash që të lahesh …Është ekonomi tregu jemi në kapitalizëm vetëm zogu këndon pa lekë

-Shoh ca taksidarë të Bashkisë që vrapojnë në bulevard dhe thërresin paratë ,partë

-Pse nuk e di t`i që I tërë qyteti është kthyer në një parking të madh vjen të pushosh në Pogradec do të paguash parkigun gati 6 mijë lekë parking dhe katër apo pesë mijë lekë shezllon dhe e fillon plazhin dhe ujkendin në Pogradec m eminus 10 mijë lekë , për të ngrënë mund të marrish bukën nga shtëpia , kësaj I thonë hajde një ditë në Pogradec që të mos shkelish më kurrë !

– Ore po këta prisnin pemët e parkut në mes të qershorit e bënë parkun lakuriq të piqte dielli si në shkretëtirë ..E di si thoshin në Austri kush pret një pemë ka vrarë një njeri ..Kush pret një degë ka prerë një krah

Ore Mitrush si të duket shtëpia muze që të kanë ngritur këta të Bashkisë

-Cfar shtëpie more ajo ka mbetur në themelet si atë ditë që filluan punimet ka mbi 10 vjet që tallen

-E mo , – ci duam shtëpitë muze ja kemi monumentet

-Ore po më duket se ishte Kadareja një ditë dhe na solli të dyve nga një buqetë me lule madje e shoqëronin edhe ata të Bashkisë

– Po Ismaili na ka dashur vërtet neve po si nuk I tha një fjalë atij të madhit të Bashkisë kur na pa neve që nuk kishim ndricim dhe natën do të dukeshim si fantazma…

-Duket I ka dalë nga mëndja apo nuk e ka vënë re …

Ky është realiteti i artistëve dhe mediokërve zyrtarë që duan të pëlqehen, të jenë të pranishëm kudo, të shihen e të bëjnë kompromise me secilin, sepse kështu do të krijojnë perceptimin se sa vlejnë!

.

Tek Lasgushi dhe Kuteli suksesi nuk bazohej vetëm tek puna, por tek talenti. Pra, ata nuk duhej të punonin që të bëheshin gjeni, sepse të tillë lindën .

Pushtetarët xhelozë dhe mediokër, e vranë intelektualin, artistin e gjeniun në maninë e tyre për sundim dhe famë. Ata i ke kudo si dje në diktaturë dhe sot

E, këtu, mes këtyre kolosve , vjen në pah shkatërruesi e jo ndërtuesi; këtu vjen në pah ata që këta dy gjeni xhelozonin ; “Ata si dje dhe sot flasin në emër të mediokërve dhe këto monumente që nuk I respektojnë nuk I kanë bërë që t`I nderojnë ashtu sic ju ka hije por për të fituar prej tyre kredo politike për të marrë një karrike me vota të mashtruara dhe më pas t`I lenë në harresën e tyre … Ata janë kampionë të mediokritetit që kurrë nuk kanë për ta kuptuar gjuhën dhe veprën e këtyre dy gjenive

Bardhyl Berberi

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button