fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Deputetja greke: Shqiptarët duhet të mësojnë gjuhën shqipe në shkollat e Greqisë

Deputetja greke: Shqiptarët duhet të mësojnë gjuhën shqipe në shkollat e Greqisë

Vite më parë as që bëhej fjalë. Shtetasit shqiptarë përbëjnë popullsinë më të madhe të emigrantëve në Greqi, por shumë prej tyre ende nuk ndjehen të pranuar. Ndërkohë gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022, është folur për herë të parë për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase.
Ka qenë Sofia Sakorafa, deputete e “Mera 25” në Parlamentin grek e cila ka kërkuar që minoritetet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” të mësojnë gjuhën e tyre në shkollat greke. Kjo deklaratë ka ngjallur debat pasi shumë politikanë të tjerë e kanë kundërshtuar.
Sofia Sakorafa, deputete e “Mera 25” në Parlamentin grek:

Ne kemi detyrimin që në procesin arsimor, në shkolla, t’u japim minoriteteve mundësinë të përjetojnë diversitetin dhe traditën e tyre gjuhësore. Një parantezë këtu: Së fundi, shteti grek ka detyrimin të kapërcejë trajtimin fobik dhe kompleks të gjuhëve dhe kulturës së veçantë të komuniteteve të tij. Solidariteti kombëtar dhe ekzistenca e kombit nuk kërcënohet as nga ata, as nga vllehët, as shqiptarët e as sllavomaqedonasit. Dhe askush nuk ka të drejtë të krenohet me historinë e shtetit grek në këtë fushë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button