
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë, si pasojë e Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka shkruar:
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë
Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur