
Ne pese qytete te vendit, PD zhvilloi diten e sotme balotazhin e primareve.
Ne keto pese qytete jane shpallur tashme fituesit, nderkohe qe ne Tirane, balotazhi nuk u mbajt per aresye se kandidati Ilir alimehmeti u terhoq nga gara duke lene fitues Belind Kellicin.
Balotazhi ne 5 qytete:
Në Fier fitues është Evdar Kodheli me 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj mori 360 vota.
Në Mat është shpallur fitues Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.
Në Librazhd fitues shpallet Shefki Çota me 417 vota, ndërsa kandidati tjetër, Arianit Leka mori 227 vota.
Në Mirditë u shpall fitues Albert Mëlyshi me 528 vota ndërsa Aleksandër Lala mori 332 vota.
Në Dibër fiton Ismail Uka me 566 vota ndërsa Besnik Alku mori 565 vota.