fbpx
Lajme

Nuk përballon dot debatin, Fifit i bie të fikët në mes të spektaklit

Mbrëmjen e sotme në Big Brother Albania Vip ka patur një debat lidhur me lidhjen mes Sarës dhe Pajtimit.

Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në këtë lidhje lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli.

Opinionistja e pyeti se mos ndoshta Fifi po e bën këtë për vëmendje.

Por krejt papritur duke kthyer përgjigje, Fifit i ra të fikët dhe u shtri nga divani në tokë.

Pjesë nga debati:

Balina: Ke ndërhyrë dhe kjo është hera e dytë që ndërhyn në një lidhje. Leji të bëjnë çfarë duan ata. Të ka dalë loja nga duart dhe po e humb vëmendjen.
Fifi: Unë nuk kam nevojë për një vëmendje të tillë. Për këtë vëmendje unë dal nga shtëpia urgjentisht tani. Arbana dal nga shtëpia tani. Në këto momente Fifit i bie të fikët.

Pas pak çastesh produksioni njoftoi se është mirë dhe se ajo tani ndodhet në dhomën e gjumit për tu qetësuar.

“Dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë,“– tha Fifi disa herë rresht dhe më pas ra në tokë.

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u mblodhën rreth saj dhe nisën t’i hidhnin ujë.

“Uje, ujë, ujë,”– u dëgjuan të thonin ata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button